Bota

Shtohet aktiviteti i vullkanit në ishullin spanjoll, shkencëtarët: Shpërthimet mund të zgjasin edhe për shumë javë të t

22 Shtator 2021, 17:20 Nga DOSJA
Shtohet aktiviteti i vullkanit në ishullin spanjoll,

SPANJË– Ekspertët që po studiojnë vullkanin në në ishullin spanjoll të Atlantikut shprehen se aktiviteti shpërthyes në krater është shtuar, duke lëshuar copa llave në një lartësi gati 400 metra në ajër. ‘National Geographic Institute’ konfirmoi se në ishull u ndjenë dridhje të forta, ndërkohë që një shtresë llave e ngrutësuar e trashë rreth 30cm, ka mbuluar sipërfaqen e ishullit pranë kraterit.

Deri tani nga llava janë përpirë 200 hektarë tokë me rreth 320 ndërtesa. Të rrezikuara vijonë të jenë 1000 ndërtesa të tjera. residenti i ishullit të La Palma, Angel Víctor Torres tha se fatura finale e dëmeve i kalon 400 milionë euro.

Lartësia e llavës së ngurtësuar në disa vende ka arritur 10 metra.

Sipas shkencëtarëve kjo situatë mund të zgjasë për shumë javë të tjera.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota vullkani ne spanje vullkani ne spanje

Sondazh

Poll