Bota

Rritet niveli i mashtrimeve bankare në Angli, kërcënohet siguria kombëtare

22 Shtator 2021, 16:20 Nga DOSJA
Rritet niveli i mashtrimeve bankare në Angli, kërcënohet siguria

MBRETËRIA E BASHKUAR– Mashtrimi në Mbretërinë e Bashkuar ëshë rritur në nivelin e një ‘kërcënimi kombëtar’. Sipas organeve kryesore bankare, rreth 754 milion paund janë vjedhur nga klientët e bankave përgjatë gjysmës së parë të vitit, duke shënuar një rritje me 30% nga viti i shkuar. UK Finance tha se mashtruesit kishin përfituar nga pandemia, me kriminelët të cilët kishin përdorur fëmijët e moshës 14 vjeç për të transferuar para përmes rrjeteve sociale. Mashtrimet shkaktuan një rritje të humbjeve prej 71% në 355 milion paund, pothuajsë 2 milion paund në ditë. 106,164 raste u shënuan gjithësej, e barabartë më 12 njerëz që mashtroheshin cdo gjysmë ore. Një rritje e përdorimit të kriptomonedhave u vu re gjatë kësaj kohe, si lëvizje të shpejta të parave të vjedhura, jashtë sistemit bankar. Në vitet e shkuara, humbjet më të mëdha përfshinin kartat e kredisë dhe debitit, ndërkohë që këtë vit mashtruesit e kanë fokusuar aktivitetin e tyre tek pagesat e autorizuara, si hakerimi i adresave të email-eve të individëve ose bizneseve. Në këtë mënyrë njerëzit mashtroheshin për të dërguar para në llogaritë bankare të operiuara nga kriminelët.

“Ne pamë ndryshime në mënyrën si kriminelët i lëviznin paratë. Ata përdornin 14-vjeçarët në rrjete sociale për të transferuar paratë, ku llogaritë e tyre bankarë shërbenin për të pastruar shumat e vjedhura. Mashtrimi është tani në një nivel që po përbën rrezik kombëtar”, tha UK finance, e cila po po kërkon veprim të koordinuar nga qeveria në të gjithë sektorët për të trajtuar problemin. Ndërkohë shumica e parave të humbura nga viktimat e mashtrimit të transfertave bankare nuk janë rimbursuar ende./Përkthyer nga The Guardian.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mashtimet bankare ne angli mashtimet bankare ne angli

Sondazh

Poll