Bota

Vazhdon misteri i “Glyka Nera”! Nuk dihet ende bashkëpunëtori i pilotit, flet i vëllai: S’kam lidhje! As në burg nuk i

22 Shtator 2021, 16:37 Nga DOSJA
Vazhdon misteri i “Glyka Nera”! Nuk dihet ende

GREQI- Vëllai i pilotit 34-vjeçar, Babis Anagnostopoulos, theu heshtjen për herë të parë dhe foli për vrasjen e 20-vjeçares Caroline që tronditi vendin. 30-vjeçari në një intervistë për “Mega” ka mohuar çdo përfshirje të mundshme në vrasjen e 20-vjeçares nga piloti. Ai gjithashtu u shpreh i habitur për kthesën e ngjarjeve, duke u shprehur se deri në momentin e arrestimit të të vëllait kishin qëndruar pranë tij.

Nuk jam thirrur për asnjë lloj krimi. Askush nga ne nuk e priste që Babis të ishte vrasësi. Jo vetëm unë. Unë as që e  kam vizituar Babin në burg. S’kam asnjë lidhje me krimin. Mora vesh se vëllai im është vrasësi kur isha në Alonissos, ditën e arrestimit. Një gazetë ka shkruar disa gjëra që nuk përputhen me realitetin. Unë nuk dua të përfshihem fare. Ishte një lajm i rremë,”- tha ai në intervistë.

Ndërkohë që pritet arrestimi i bashkëpunëtorit të vrasësit grek, për të cilin Policia është shprehur se e ka identifikuar por nuk ka bërë me dije asnjë detaj tjetër. Ndërsa Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë.

Deri më tani, pista që qëndron ende është se piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Piloti e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift, por kurrë nuk ka folur për një bashkëpunëtor. Mesa duket ka pasur një të tillë, pasi Policia ka konfirmuar se zëri që bënte kërcënimet nuk ishte i Babis.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vrasja e caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll