Bota

Rrëzohet avioni në Rusi, nuk raportohen të mbijetuar

22 Shtator 2021, 15:43 Nga DOSJA
Rrëzohet avioni në Rusi, nuk raportohen të mbijetuar

RUSI– Autoritetet ruse kanë njoftuar se një avion më 6 anëtarë në bord, humbi nga radari në rajonin e Lindjes së Largët të Khabarovsk në Rusi. Mediat bëjnë me dije se avioni është përplasur teksa kryente një fluturim teknik. Një helikopter MI-8 dhe një grup shpëtimtarësh janë dërguar në vendin ku mendohet të ketë ndodhur ngjarja, por ende nuk ka asnjë gjurmë të avionit apo personave që gjendeshin në bord.

“Sipas të dhënave paraprake, në bord gjendeshin 6 persona. Kërkimi është i komplikuar për shkak të errësirës dhe kushteve të këqija atmosferike”, tha Ministria e Emergjencave Ruse.

Qendra e Menaxhimit të Krizave të Drejtorisë kryesore të EMERCOM të Rusisë për Territorin Khabarovsk mori një mesazh se një aeroplan An-26 ishte zhdukur nga radarët 38 km nga aeroporti i qytetit të Khabarovsk, në zonën e rezervës Khekhtsir, me 6 persona në bord.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rrezohet avioni ne rusi rrezohet avioni ne rusi

Sondazh

Poll