Bota

“Vendimi është i drejtë, nuk po provokojmë e as diskriminojmë, nuk ka pasur incidente”, Albin Kurti takon kryetaren e K

22 Shtator 2021, 15:51 Nga DOSJA
“Vendimi është i drejtë, nuk po provokojmë e as

KOSOVË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mirëpritur në një takim ditën e sotme kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollën.

Pasi kanë bërë urimet reciproke për marrjen e detyrave respective, të dy kanë folur pak më gjatë për marëdhëniet mes dy vendeve. Ata kanë folur për rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështejes mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe kanë diskutuar mbi situatën e tensionuar të krijuar në Kosovë.

Lindita Nikolla e ka falenderuar Kurtin për ndihmën që qeveria e Kosovës ka dhënë në Shqipëri gjatë dy situatave shumë të vështira siç ishin tërmeti I para dy viteve si përhapja e zjarrave ne vend nga temperatuart e larta. Kryetarja e Kuvendit ka theksuar vëmendjen e saj të plotë në bashkëpunimin mes dy kuvendeve si një nga pririoritetet e saj tashmë që ka marrë detyrën. Sipas Nikollës duhet shfrytëzuar energjia e mirë që ekziston mes dy vendeve dhe të kalohet në plane më konkrete bashkëpunimi.Në takim janë diskutuar edhe tensionet e fundit në veri të Kosovës që erdhën pas vendimit  për reciprocitetin e targave nga qeveria Kurti.

“Vendimi është i drejtë dhe nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt. Në asnjë vendkalim kufitar nuk ka pasur incidente, ndërsa Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase,” tha kryeministri, duke shtuar se njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare.

Lindita Nikolla ka zgjedhur Kosovën që të bëjë vizitën e pare zyrtare pas marrjes së detyrës në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti takon lindita nikollen albin kurti takon lindita nikollen

Sondazh

Poll