Aktualitet

U dënua sot nga Apeli! Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ndodhet jashtë Shqipërisë, zbulohet destinacioni i tij i parë

22 Shtator 2021, 13:13 Nga DOSJA
U dënua sot nga Apeli! Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ndodhet

TIRANË– Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u dënua ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg dhe 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike. Llalla nuk ishte prezent në seancën e sotme pasi u raportua se ai ndodhej jashtë vendit për kurim, pasi vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

Burime për ‘Balkanweb’ tregojnë se destinacioni i parë i Adriatik Llallës ishte Turqia. Nuk dihet nëse ai është larguar nga Turqia e nëse është nisur drejt një destinacioni tjetër.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është dënuar ditën e sotme me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Vetë ish-kryeprokurori ka braktisur Shqipërinë dhe është larguar jashtë vendit prej më shumë se një jave ku mësohet se po merr ndihmë mjekësore. Avokati i tij, bazuar në një akt ekspertize të lëshuar nga vetë mjeku dhe të paraqitur në GJKKO ka deklaruar se ish-zyrtari i lartë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, e se kishte 2 javë që nuk kishte komunikuar me të.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denohet adriatik llalla denohet adriatik llalla

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2021, 11:52

TIRANË– Zonja e parë e Tiranës, gruaja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka bërë një zgjedhje të veçantë për veshjen e saj me rastin e...