Aktualitet

Dhunoi gruan dhe kërcënoi të afërmit, arrestohet 40-vjeçari në Korçë

22 Shtator 2021, 11:25 Nga DOSJA
Dhunoi gruan dhe kërcënoi të afërmit, arrestohet

KORÇË– Një 40-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve. Burri me incialet S.S ka kanosur dhe të afërmin e bashkëshortes, 52-vjeçarin që banon në Bitinckë, Devoll.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në prani të fëmijëve, ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. S., 34 vjeçe dhe ka kanosur me fjalë të afërmin e saj, shtetasin B. Ç., 52 vjeç, banues në Bitinckë, Devoll.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhune ndaj gruas dhune ndaj gruas

Sondazh

Poll