Aktualitet

VIDEO /Apeli la në fuqi dënimin me dy vite burg për Llallën, avokati Hazizaj: Nuk e di ku ndodhet ish-kryeprokurori, para dy

22 Shtator 2021, 12:17 Nga DOSJA
VIDEO /Apeli la në fuqi dënimin me dy vite burg për Llallën,

TIRANË– Avokati Sokol Hazizaj ka paralajmëruar se do të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin e lënë në fuqi sot nga Apeli për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një deklaratë për mediat, jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme, Hazizaj tha se vendimi i marrë është i padrejtë. I pyetur për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit, avokati tha se nuk di asgjë për të, por që është i sigurtë që ndodhet në regjim spitalor.

Në Shqipëri apo jashtë vendit, Hazizaj nuk preferoi të japë detaje duke shtuar se madje ka dy javë pa folur me Llallën. I pyetur nëse do të dorëzohet Llalla, ai tha se është Avokati i Shtetit që merret me ekzekutimet e vendimeve e nuk mund të japë informacion.

“Jemi përballë një gjykimi të padrejtë. Di që Llalla është në spital, kaq di. Unë jam avokati i tij dhe jam këtu, para jush. Gjykata, edhe e Shkallës së Parë, edhe e Apelit, ka bërë ‘copy-paste’ të gjitha veprimet procedurale, asgjë tjetër. Do t’i ndjekim të gjitha hallkat, deri në Gjykatën e Lartë. Nuk e di ku ndodhet Llalla, nuk kam komunikim sa i përket anës shëndetësore të ish-kryeprokurorit, kam komunikim vetëm për anën procedural. Por s’e mbaj mend, para dy javësh ndodhta…s’e di a është jashtë, mund të jetë dhe në Shqipëri. Unë isha në Gjykatën e Apelit dhe shtrova të gjitha pretendimet, sa i përket mbrojtjes, më tej është Avokati i Shtetit që merret me ekzekutimet e vendimeve, nuk di gjë për këtë,”- tha ai ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:Dy vite burg dhe 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike, Apeli dënon me vendim të prerë Adriatik Llallën, ish-kryeprokurori po kurohet jashtë Shqipërisë, avokati: Do e ankimojmë në GJL

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla sokol hazizaj vendimi i apelit per llallen adriatik llalla sokol hazizaj vendimi i apelit per llallen

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shtator 2021, 11:52

TIRANË– Zonja e parë e Tiranës, gruaja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka bërë një zgjedhje të veçantë për veshjen e saj me rastin e...