Aktualitet

‘Gjirokastra, Bashkia me më shumë të vaksinuar’/ Bino: Durrësi ka dalë nga zona e kuqe, Tropoja ka përmirësim

22 Shtator 2021, 10:11 Nga DOSJA
‘Gjirokastra, Bashkia me më shumë të vaksinuar’/

TIRANË– Shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive, Silva Bino, deklaroi se Gjirokastra është Bashkia me më shumë persona të vaksinuar në vend. Ajo tha se Bashkia Durrës po ashtu ka dalë nga zona e kuqe, si dhe përmirësime ka pasur në Delvina, Mirdita, Puka, Tropoja dhe Kukësi.


Bino: Gjatë kësaj jave ka patur një rritje të vaksinimit në lidhje me dozat e dyta dhe ka pasur edhe në përmirësim në mbulesën vaksinale në bashki të ndryshme. Durrësi ka dalë nga zona e kuqe, bashkia me mbulesën vaksinale më të mirë, 80% me një dozë dhe 60% me dy doza është Bahskia e Gjirokastrës, pasuar nga Delvina, Mirëdita dhe Puka po ashtu. Kemi një përmirësim në mbulesën vaksinale edhe në Bashkinë e Tropojës dhe Kukësit. Ajo çka vihet re është që arsimtarët e shkollave të mesme kanë mbulesë më të mirë vaksinale krahasuar me edukatorët e kopshteve dhe çerdheve dhe Universiteteve. Shfrytëzimi i vaksinës është një indikator i performancës së kryerjes së vaksinimit dhe është për të gjitha vaksinat mbi 80% dhe tregon që nuk ka vaksina që të ketë skaduar në vendin tonë dhe të mos jetë përdorur. Ne nuk kemi humbje të vaksinës. Kemi akoma nevojë për një rritje të vaksinimit për të arritur në shifrat mbi 95% te të gjitha grupmoshat.

Masat janë të NJËJTA! Komiteti Teknik i Ekspertëve: Femrat më të prekura, Gjirokastra ka më shumë të vaksinuar, në spitale ka gra shtatzëna me Covid

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 22 shtator 2021 silva bino komiteti teknik i eksperteve 22 shtator 2021 silva bino

Sondazh

Poll