Aktualitet

Masat janë të njëjta! Rakacolli: Nuk do ketë ndryshim, janë të njëjta për dy javë

22 Shtator 2021, 10:19 Nga DOSJA
Masat janë të njëjta! Rakacolli: Nuk do ketë ndryshim,

TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli lajmëroi se nuk do të ketë ndryshime masash për dy javë. Rakacolli tha se java që lamë pas ishte e qëndrueshme ndaj masat do të jenë të njëjta. Ora policore do të vijojë të jetë e njëjtë, nga ora 23:00 deri në 6 të mëngjesit, maskat po ashtu do të jenë të detyrueshme si dhe nuk do lejohet grumbullimi i më shumë se 50 personave.


Rakacolli: Situata mbetet këtë javë relativisht e qëndrueshme, për këtë nuk do të ketë ndryshim të masave në fuqi. Ora policore nga ora 23 deri në 6 të mëngjesit. Përdorimi maskave do të vijojë i detyrueshëm aty ku e kemi rekomanduar. Do vijojë të mos lejohet grumbullimi i më shumë se 50 veta, për aktivitete sportive e kulturore do organizohen në kapacitete jo më shumë se 30 e ambienteve dhe duke zbatuar protokollet e rekomanduara. Do vijojë njësoj rregulli i hyrjes në vendin tonë. Do të kërkohet prova e vaksinimit, kush nuk ka certifikatë vaksinimi, duhet të paraqesin provën e kalimit të sëmundjes brenda 180 ditëve, apo testin që janë të negativizuar. Ata që nuk kanë asnjë nga këto dokumenta është në fuqi vendimi për vetëkarantimin për 10 ditë.

Nuk ka ndryshim masash! Komiteti Teknik i Ekspertëve: Femrat janë më të prekura, Gjirokastra ka më shumë të vaksinuar, në spitale ka gra shtatzëna me Covid

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 22 shtator 2021 mira rakacolli komiteti teknik i eksperteve 22 shtator 2021 mira rakacolli

Sondazh

Poll