Aktualitet

Pasardhësja i shkon me polici në zyrë, Shkëlqim Leskaj shkarkohet ZYRTARISHT si drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë p

22 Shtator 2021, 10:35 Nga DOSJA
Pasardhësja i shkon me polici në zyrë, Shkëlqim Leskaj

VLORË– Shkëlqim Leskaj është shkarkuar zyrtarisht si drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë, dy ditë pas përplasjeve me kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli. Mësohet se mëngjesin e sotëm në zyrën e ujsësjellësit ka mbërritur zëvendësja e Leskajt, Elona Hodaj. Kjo e fundit ka qenë e shoqëruar nga policia private, pasi Leskaj ishte zotuar se do të qëndronte në zyrë.

Ndërhyrja e policisë private në fakt ka qenë e panevojshme pasi me futjen e Hodajt në zyrë, Leskaj ka dalë vetë. Për të është bërë edhe çregjistrimi nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.

Dritan Leli dhe Shkëlqim Leskaj përfunduan në komisariat një ditë më parë. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli e ka shkarkuar drejtorin e ujësjellësit Shkëlqim Leskaj prej pesë ditësh, por ky i fundit refuzon që të lirojë zyrën, pasi e konsideron vendim të paligjshëm. Sipas tij, ndërmarrja është aksionere dhe të drejtën për shkarkimin e tij e ka vetëm bordi ekzekutiv. 

Leli ka ngritur akuzë për Shkëlqim Leskaj për vjedhje të librave të protokollit, vulës së institucionit. Ai e akuzon Leskajn gjithashtu se ka firmosur 3 tendera: 400 mijë euro për sahatet e ujit, klorifikimin dhe uniformat për punonjësit e Ujësjellësit. Akuzat Leskaj i hodhi poshtë duke i quajtur dashakeqe.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan leli elona hodaj sherri ne ukt vlore shkelqim leskaj dritan leli elona hodaj sherri ne ukt vlore shkelqim leskaj

Sondazh

Poll