Aktualitet

Të shpallur në kërkim për vjedhje, dhunë dhe në gjendje të dehur në timon, arrestohen 10 persona në Tiranë

22 Shtator 2021, 11:15 Nga DOSJA
Të shpallur në kërkim për vjedhje, dhunë dhe në

TIRANË- 10 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy persona me iniciale E.K 31 vjeç dhe A. B., 33 vjeç u arrestuan në flagrancë pasi u gjetën me lëndë narkotike kokainë dhe heroinë. Për vjedhje me dhunë janë arrestuar tre persona me iniciale A. V., 17 vjeç dhe K. H., 17 vjeç dhe A. Th., 16 vjeç, pasi kanë godit me sende të forta dhe i kanë marrë një varse floriri 19-vjeçarit me iniciale R.P.

Një person me iniciale S.u 34 vjeç arrestua pasi në biznesin e tij ka dhunuar punonjësin e Ujësjllësit. Gjithashtu u arrestuan në flagrancë personat me iniciale A. Ç., 58 vjeç, A. Xh., 42 vjeç dhe H. M., 68 vjeç, pasi ishin në gjendje të dehur në timon, ndërkohë një 23-vjeçar me iniciale Xh. Xh. u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. Gjithashtu një 34-vjeçar me iniciale D.Gj u arrestua pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren S.P, e cila ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë E. K., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të mitur me iniciale A. V., 17 vjeç dhe K. H., 17 vjeç, dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit A. Th., 16 vjeç, pasi me datë 21.09.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe i kanë marrë më dhunë varsen e floririt shtetasit R. P., 19 vjeç. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë S. U., 34 vjeç, pasi në rrugën “Donald Tramp”, tek lavazhi i tij, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Ujësjellës Kanalizimes të Bashkisë Kamzë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. Ç., 58 vjeç, A. Xh., 42 vjeç dhe H. M., 68 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; Xh. Xh., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; D. Gj., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren S. P., 57 vjeç, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 10 persona policia e tiranes arrestohen 10 persona policia e tiranes

Sondazh

Poll