Aktualitet

Më të prekurat nga Covid? Fico: Janë femrat! Kjo javë ishte më e qëndrueshme, ftojmë të gjithë të vaksinohen

22 Shtator 2021, 10:07 Nga DOSJA
Më të prekurat nga Covid? Fico: Janë femrat! Kjo javë ishte

TIRANË– Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u shpreh ditën e sotme se femrat janë më të prekurat nga Covid. Ajo tha se java ka qënë e qëndrushme e se vaksinimi vijon në qendrat shëndetësore. Fico këshilloi të gjithë studentët dhe personat që e kanë me detyrim që të vaksinohen.


Fico:Ka pësuar një ulje, totali i rasteve aktive ka pësuar një rritje. Numri i Bashkive të prekura është 51, ka pësuar një rritje, % e rasteve të reja ku 52% femra dhe 48 meshkuj. Moshat e prekura 65-74 vjeç, të ndjekur nga 55-64. Kemi pasur një javë të qëndrueshme. Sot kemi një seri grafikësh që e bëjnë më të lehtë situatën për ta parë. E rëndësishme është se po vijojnë vaksinimet në qendrat shëndetësore, jemi në muajt e hapur të vaksinimit masiv. Ky muaj bëhet dhe më i rëndësishëm se do të hapen shkollat. Ftojmë të gjithë ata që duhen vaksinuar, të mos bëjnë asgjë më shumë vecse të shkojnë në qendrën e vaksinimit.

Nuk ka ndryshim masash! Komiteti Teknik i Ekspertëve: Femrat janë më të prekura, Gjirokastra ka më shumë të vaksinuar, në spitale ka gra shtatzëna me Covid

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve komiteti teknik i eksperteve

Sondazh

Poll