Aktualitet

Aksident në Kombinat, kamioni përplas biçiklistin, humb jetën drejtuesi i biçikletës

22 Shtator 2021, 10:50 Nga DOSJA
Aksident në Kombinat, kamioni përplas biçiklistin, humb

TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjes ka ndodhur ditën e sotme në Kombinat. Një kamion me drejtues 51-vjeçarin me iniciale S.D ka përplasur një biçiklist, i cili nuk është identfikuar ende. Si pasojë e lëndimeve të mëdha që ka marrë, biçiklisti ka humbur jetën në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 12:00, në vendin e quajtur “Misto Mame” Kombinat, mjeti kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll