Aktualitet

VIDEO/ Humbja e jetëve të minatorëve, Organizata Politike proteston: Nuk i vrau Zoti, por zarfat me lekë që dalin nga galer

22 Shtator 2021, 10:12 Nga DOSJA
VIDEO/ Humbja e jetëve të minatorëve, Organizata Politike

TIRANË– Organizata Politike ka zhvilluar sot një protestë në kuadër të 59 jetëve të humbura në galeritë e minierave në Shqipëri. Në një video të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook, protestuesit shihen të rreshtuar në shkallët hyrëse të Kryeministrisë.

Në duar mbajnë një baner të madh mbi të cilin shkruhen emrat e minatorëve që kanë humbur jetën në galeritë e nëntokës.  

“59 MINATORË TË VRARË GJATË SUNDIMIT TË EDI RAMËS,”- shkruhet krah emrave.

Një nga vajzat e pranishme mbajti dhe një fjalë për mediat me anë të së cilës kërkoi drejtësi për viktimat.

“Minatori Muharrem Plaku vdiq i asfiksuar në galeri. Vdekja e tij ishte e ngadaltë e të tmerrshme. Por, si në çdo rast tjetër, qeveria ka shpallur fajtor viktimën. Në të vërtetë fajo gjendet në një zinxhir keqbërësish, ose një oligark nga Tirana, ose ndonjë mafioz. Gjeni fajtorët e vërtetë. Vetë Qeveria ka ortakëri me pronarët e galerive dhe sjell vdekjen e minatorëve. 59 minatorët nuk i ka vrarë Zoti, por zarfat me lekë që dalin nga këto miniera dhe arrijnë deri në zyrën e kryeministrit,”- tha ajo ndër të tjera.

Rasti më i fundit ishte Muharrem Plaku. Tekniku që u nxorr i pajetë nga galleria e minierës në Bulqizë pas gjashtë ditëve kërkime. Atij iu bllokua hyrja për në galeri nga një shembje masive dherash dhe mbeti brenda në galeri.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet humbja e jeteve te minatoreve muharrem plaku proteston organizata politike humbja e jeteve te minatoreve muharrem plaku proteston organizata politike

Sondazh

Poll