Sport

Inter bën një kryevepër në “Artemio Franchi”, kampionët e Italisë tregojnë karakter ndaj Fiorentinës

21 Shtator 2021, 20:50 Nga DOSJA
Inter bën një kryevepër në “Artemio Franchi”,

ITALI– Inter bën përmbysjen e çmendur përballë skuadrës së Fiorentinës.Takimi për javën e 5-të të Serie A nxori fitues skuadrës zikaltër me shifrat 1-3. Një 45 minutësh që foli tërsisht për skuadrën e Fiorentinës, që nuk e la skuadrën zikaltër të merrte frymë. Skuadra e Simone Inzaghit e kishte të vështirë të organizohej,ndikuar nga kundërshtari që me një presing të lartë gjetën golin me anë të Sottil.

Në minutën e 23′ Gonzalez del bukur në krahun e djathtë duke asistuar për sulmuesin 22-vjeçar që nuk e pati të vështirë të shënonte. Inzaghi si duket i ka shkundur lojtarët e tij, sepse Inter zhvillon një pjesë të dytë fantastike. Darmian në minutën e 52′ do të barazonte shifrat, edhe pse duheshin disa minuta për t’u verifikuar nga sistemi VAR. Vetëm 3 minuta nga barazimi, Inter gjen avantazhin me Dzekon.

Gjithçka u bë më e lehtë për skuadrën zikaltër, kur Gonzalez në minutën e 78′ do të ndëshkohej me karton të kuq për protesta ndaj arbitrit. Edhe pse me një lojtar më shumë në lojë, Inter mendoi të mbronte rezultatin,duke hedhur në fushë Gagliardinin dhe Dimarcon në vend të Martinez dhe Calhanoglu. Megjithatë kjo sfidë kishte edhe një gol tjetër, sepse Perisic do të shënonte të tretin pas një topi të dhënë nga Gagliardini. Një tre pikësh me mjaft vlera për skuadrën e Interit, që në fundjavë do të presë Atalantën.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fiorentina inter fiorentina inter

Sondazh

Poll