Sport

Christian Panucci analizon La Ligën: “Më vjen keq për Barçën edhe pse jam madrilen”

21 Shtator 2021, 15:42 Nga DOSJA
Christian Panucci analizon La Ligën: “Më vjen keq për

ITALI – Christian Panucci, ish-trajneri i kombëtares shqiptare dhe ish-lojtar i Real Madrid, analizoi situatën e Barcelonës dhe Real Madrid.

Ish-futbollisti i Real Madridit pranoi se nuk po e shijon momentin që Barça po përjeton këtë sezon pas largimit të argjentinasit: “Unë jam Madrilen dhe e di që Madrilenët do të jenë të lumtur, por unë nuk jam i tillë,” shpjegoi ai. 

“Më pëlqen të shikoj futboll kur luhet mirë. Barça gjithmonë bënte shfaqje dhe më pëlqen ta shikoj”, tha Panucci.

Përveç kësaj, ish-mbrojtësi i Real Madridit kërkon ti jepet besim trajnerit të Barçës: “Momente të këqija vijnë për të gjithë. Llogaritë bëhen në mars ose prill. Koeman po punon me shumë vështirësi sepse Messi u largua dhe pa  atë në dhomën e zhveshjes është situatë tjetër. Largimi i Messit nuk është pozitiv”, deklaroi. 

Panucci kërkoi respekt për ekipin e Barçës në Ligën e Kampionëve: “Kur kundërshtarët vijnë në Barcelonë ata gjithmonë e dinë se është shumë e komplikuar,” tha Panucci.

Edhe pse shumë konsiderojnë Paris Saint Germain dhe Madridin si pretendent për Ligën e Kampionëve, nuk është aq e lehtë për Panuccin: “Të fitosh në Bernabeu nuk është e lehtë për askënd, atëherë varet nga shorti. Të gjithë thonë se Madridi dhe PSG e bëjnë këtë ata e kanë të lehtë, por ju duhet të luani, “shpjegoi italiani.

Së fundi, ai vendosi Atlético dhe Real Madrid me të njëjtat shanse e pozita për të fituar La Liga: “Atlético de Madrid fitoi vitin e kaluar, ata kanë një skuadër të madhe, por gjithçka mund të ndodhë. Reali i Madridit dhe Atlético kanë  mundësi të njëjta,” – përfundoi ai.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll