Sport

Lady Gaga dhe Abba, me gjasa do çelin botërorin e futbollit “Katar 2022”

21 Shtator 2021, 17:16 Nga DOSJA

KATAR – Lady Gaga dhe Abba mund të performojnë në botërorin e futbollit, finalet e të cilit do të zhvillohen vitin ardhshëm në Katar. Stadiumi “Lusail” në Doha ka 80.000 vende dhe do të presë finalen e Kupës së Botës

Krahas mundësisë për të parë muzikantë elitarë, tifozët do të jenë në gjendje të eksplorojnë edhe një port të ri, që do të jetë shtëpia e dy anijeve turistike, të cilat do të jenë në gjendje të strehojnë rreth 6.000 tifozë futbolli.

Lady Gaga është një nga katër këngëtaret e profilit të lartë, me të cilat Doha është në bisedime. Sipas “The Times”, Katari dëshiron t’i përshëndesë tifozët nga e gjithë bota me “stil perëndimor”. Dhe kjo përfshin sigurimin e emrave të mëdhenj muzikorë si Lady Gaga, Abba, Andrea Bocelli dhe Aerosmith.

Këngëtarët dhe muzikantë, të gjithë kanë kontrata me kompaninë e famshme “Universal”, e cila kanë një partneritet me FIFA-n. Tifozët e futbollit mund ta gjejnë veten edhe në dy anijet e festive, në një port të ndërtuar rishtas.

Sidoqoftë, ata do të duhet të jenë të kujdesshëm. Sipas ligjit në Katar, është vepër penale të dehesh në publik, ose të pish alkool në vende publike. Një raport i “The Times” thotë se ligjet nuk ka gjasa të ndryshojnë për turneun.

Finalet e Kupës së Botës “Katar 2022” vitin e ardhshëm do të jenë ndryshe nga të tjerat. Ato do të mbahen në dimër dhe distanca më e madhe midis stadiumeve është vetëm 45 milje. Kështu që tifozët e futbollit mund të shikojnë tri ndeshje në ditë, në turneun që do të zgjasë 28 ditë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “universal” abba andrea bocelli dhe aerosmith katar 2022 lady gaga stadiumi “lusail” the times “universal” abba andrea bocelli dhe aerosmith katar 2022 lady gaga stadiumi “lusail” the times

Sondazh

Poll