Sport

Raiola: “Ende nuk e kam kuptuar nëse Interi është kinez, apo amerikan…”

21 Shtator 2021, 15:26 Nga DOSJA
Raiola: “Ende nuk e kam kuptuar nëse Interi është kinez,

ITALI – Në “Rai Sport”, menaxheri i njohur Mino Raiola, ka folur për investimet e shumta amerikane në futbollin italian, si dhe për nevojën e ristrukturimit të tij, ide për të cilën foli pak kohë më pare edhe presidenti i Napolit.

“Më duket e çuditshme, që presidenti De Laurentiis vetëm tani e kupton, që futbolli duhet riformatuar. Sot ne kemi Milanin në Itali i cili është amerikan. Nuk e di nëse Interi është kinez apo amerikan, dikush të ma thotë… Roma është pronë amerikane, Napoli roman. Ndërsa Juventusi është në duart e Agnellit. Duhet të kemi kujdes që të mos humbasim hapësira në tregun e futbollit, duhet bëjmë përpjekje për të bërë një projekt të ri.

Tani pranohet nga të gjithë se liga më e rëndësishme është Anglia për tri arsye: para, argëtim dhe infrastrukturë, këto gjëra në Itali mungojnë. Por këtu po i lëmë amerikanët “të hanë diamantet”, ndërkohë që po shohim se si ata po menaxhojnë futbollin.

Në Amerikë ka likuiditete për të investuar në sport, ata po blejnë në kohën më të keqe për ne dhe më të mirën për ta. Ata po investojnë shumë në Europë, por mbi të gjitha në Itali: këtu nuk ka pasuri të paluajtshme dhe ata shohin atë pozitivisht”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “rai sport” juventusi është në duart e agnellit menaxheri i njohur mino raiola milanin në itali i cili është amerikan presidenti de laurentiis roma është pronë amerikane “rai sport” juventusi është në duart e agnellit menaxheri i njohur mino raiola milanin në itali i cili është amerikan presidenti de laurentiis roma është pronë amerikane

Sondazh

Poll