Sport

Ylli i Bayern Robert Lewandowski, 41 gola, merr “Këpucën e Artë”!

21 Shtator 2021, 14:53 Nga DOSJA

GJERMANI – Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski (33 vjeç) mori “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i suksesshëm i Europës për sezonin 2020-2021. Trofeu ia dha futbollistit, sot në muzeun e FC Bayern në “Allianz Arena”, nga ish-presidenti bavarez Herbert Hainer dhe kryeredaktori i “Kicker”, Jörg Jakob.

Superylli polak shënoi 41 gola gjatë sezonit të fundit të Budesligës, duke përmirësuar edhe rekordin prej 40 golash të shënuar nga legjenda Gerd Müller. Lewandowski fitoi këtë trofe për herë të parë, i cili jepet që nga viti 1968. Ai pason italianin Ciro Immobile që luan për Lazio.

Shefi i ligës së futbollit gjermane, Christian Seifert, i entuziazmuar u shpreh: “Roberti është një nga lojtarët më të mirë në historinë e Bundesligës dhe ka luajtur në nivel të klasit botëror prej vitesh. Të shënosh 41 gola është ndoshta “një rekord për përjetësinë”.

Presidenti i Bayern, Herbert Hainer (67 vjeç) tha: “Këto këpucë i përshtaten vetëm më të mëdhenjve. “Këpuca e Artë” ju përshtatet si një dorezë.”

Lionel Messi (34), i cili e ka fituar këtë çmim tri herë radhazi para Immobiles, përfundoi i dyti me 30 gola, përpara Cristiano Ronaldos (36) me 29 gola. Çmimi jepet në emër të Mediave Sportive Europiane.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “këpucën e artë” allianz arena ciro immobile cristiano ronaldos gerd muller lionel messi robert lewandowski “këpucën e artë” allianz arena ciro immobile cristiano ronaldos gerd muller lionel messi robert lewandowski

Sondazh

Poll