Sport

Barcelona “harton” listën, kandidatë të shumtë për të zëvendësuar Koeman…

21 Shtator 2021, 16:14 Nga DOSJA

SPANJE – Bosi i skuadrës së “Nou Camp” është vënë nën presion pas barazimit 1-1 të skuadrës së tij në shtëpi kundër Granadas. Në mjedisin katalan pritet shkarkimi i tij. Pikët e rëna në La Liga e kanë lënë Barcelonën në vendin e shtatë, pas katër ndeshjeve ndërkohë që të enjten do të luajë jashtë me Cadiz.

Gazetat në Spanjë pretendojnë se ish-menaxheri i Juventusit, Andrea Pirlo dhe ishi i Chelsea dhe Inter, Antonio Conte po shihen si alternativa të mundshme për të zënë vendin e Koeman. Klubi është përballur me çështje financiare, me borxhe që thuhet se janë rreth 1.15 miliardë paundë.

Gazetari nga Barcelona, ​​Gerard Romero, mendon se ish-trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, është një tjetër emër që po merret në konsideratë për stolin e nxehtë të Barçës. Ndërkohë që përmenden edhe Ten Hag i Ajax apo Roberto Martinez i Belgjikës.

Dhe pse mendohet, se ish-maestro i mesfushës, Xavi Hernandez, shihet në dhoma e zhveshjes së “Nou Camp” si një opsion gjithnjë e më i mundshëm. Ai aktualisht drejton klubin Al Sadd të Katarit dhe i çoi ata deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Azisë në vitin 2019.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport andrea pirlo antonio conte barcelonën bosi i skuadrës së “nou camp” gerard romero joachim low xavi hernandez andrea pirlo antonio conte barcelonën bosi i skuadrës së “nou camp” gerard romero joachim low xavi hernandez

Sondazh

Poll