Sport

VIDEO/ Suarez përmbys Getafen në fund, Atletico Madrid fiton dhe kryeson La Liga-n

21 Shtator 2021, 19:45 Nga DOSJA
VIDEO/ Suarez përmbys Getafen në fund, Atletico Madrid fiton dhe

SPANJË-Një tjetër fitore në fund për Atletico Madrid në këtë javë të gjashtë të La Liga-s. Në përballjen ndaj Getafes, skuadra drejtuar nga Simeone fituan me shifrat 2-1.Një takim që nisi malore për kampionët, pasi Mitrovic do të kalonte në avantazh Getafen në minutën e 45′. Në pjesën e dytë gjërat shkuan mbarë për Atletico Madrid, pasi Getafe e pa veten me 10 lojtarë, kur Alena u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar.

Vetëm katër minuta pas ndëshkimit të Alenas, “Los Colchoneros” barazuan me Luis Suarezin, i shërbyer nga Hermoso, ndërsa në minutën e parë shtesë ish-sulmuesi i Barcelonës shfrytëzoi në maksimum një krosim të Vrsaljkos, duke çuar në ekstazë madrileneët, që me këtë sukses ngjitën në krye të klasifikimit me 14 pikë, një më shumë se Reali, por skuadra e Ancelottit ka zhvilluar një ndeshje më pak.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atletico madrid getafe suarez atletico madrid getafe suarez

Sondazh

Poll