Politike

“Të heqim qafe Bashën”/Qytetarja-Berishës:Konformizmi juaj është një formë korrupsioni, po e paguajmë ne

21 Shtator 2021, 18:51 Nga DOSJA
“Të heqim qafe Bashën”/Qytetarja-Berishës:Konformizmi

FIER – Një qytetare, e cila ka qënë pjesë e takimit të Sali Berishës në Fier ka thënë se ajo nuk beson se ish-kryeministri është i lidhur me çështjet e korrupsionit, por ama konformizmi i tij gjatë këtyre viteve është kthyer në një formë korrupsioni të cilën po e vuajnë shqiptarët. Sipas saj fajtore që vendi ka humbur nga sovraniteti i tij është opozita dhe mbi supet e Berishës “rëndon” misioni për të sjellë demokracinë brenda PD.

“Konformizmi juaj është në formë korrupsioni dhe këtë po e paguajmë ne dhe gjithë Shqipëria. Vendimi i fundit i Kurtit është tregues se po punohet në Kosovë për sovranitetin, tek ne ka humbje të sovranitetit dhe ne jemi në kushtet kur kemi sovranitet normal. Për këtë shkaku është opozita dhe jo diktatori Rama. Ajo është pasoja e mosfunksionimit të opozitës. Unë e admiroj kontributin tuaj, tashmë keni një mision sillni demokracinë brenda PD-së. Ju keni nisur me bazën, keni hedhur gurin e themelit. Jo më kompromis, është një formë e korrupsionit”, tha qytetarja.

Ndërkohë, pas saj një qytetar ka thirrur i ekzaltuar: Sot ka ardhur dita, të heqim qafe Lulzim Bashën, të heqim qafe Edi Ramën.

LAJMI KRYESOR: ‘Foltorja’ në Fier/ Berisha-ambasadores Kim: Dosje ka, por janë shpifje! Basha u morr peng, të lërë mandatin. Deputetë të PD-së, mos pranoni marrëveshje me Ramën!

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike konformizmi eshte korrupsion sali berisha ne fier konformizmi eshte korrupsion sali berisha ne fier

Sondazh

Poll