Sport

Messi është një “mallkim” te PSG, gjuri i majtë e lë në “baltë”, humb ndeshjen ndaj…

21 Shtator 2021, 13:07 Nga DOSJA
Messi është një “mallkim” te PSG, gjuri i majtë

PARIS-Periudhë jo shumë e lumtur për Lionel Messin te PSG. Aventura e tij në Francë nuk ka filluar në mënyrën më të mirë: ende nuk ka shënuar, barazimi me Brugge në Champions League dhe tensioni me Pochetttinon pas zëvendësimit në ndeshjen ndaj Lyon.

Tani klubi francez konfirmon se sulmuesi është dëmtuar në gjurin e majtë dhe do të humbasë ndeshjen kundër Metz që do të luhet ditën e mërkurë, e vlefshme për javën e 7-të të Ligue 1.Rezonanca magnetike “konfirmoi shenjat e një kontuzioni (Shembje) kockor”, shpjegon klubi, duke specifikuar se një azhurnim do të bëhet pas 48 orësh.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport messi psg messi psg

Sondazh

Poll