Aktualitet

“Ishin familje shumë e edukuar, më erdhi shumë keq sidomos për djalin”, flasin banorët për familjen Gjoka

21 Shtator 2021, 16:42 Nga DOSJA
“Ishin familje shumë e edukuar, më erdhi shumë keq sidomos

LEZHË – Në fshatin Gajush të Lezhës ku ndodhi dhe tragjedia e rëndë që i mori jetën 4 pjesëtarëve të familjes Gjoka ka pllakosur heshtja e zisë. Banorët janë të prekur nga ngjarja e rëndë dhe shumica nuk gjejnë fjalë apo komente për ngjarjen e rëndë.

Nga banorët që pranojnë të flasin kuptojmë se familja Gjoka gëzonte respektin e kujtdo në fshat dhe fatkeqesia i ka lënë të shokuar. Një banor thotë se ata ktheheshin në Lezhë vetëm për hatër të prindërve të moshuar të kryefamiljarit, Arben Gjokës dhe ishin një familje shumë e edukuar.

“Ishin familje shume e edukuar. Ikën njëherë në Itali por u kthyen se kishin pleqtë, vetëm për ata u kthyen. Patën marrë një lokal në Velipojë dhe u ndodhi çfarë u ndodhi. Zoti u dhëntë paqe”, thotë ai.

Dhimbja më e madhe duket se i atribuohet ndarjes nga jeta një ditë më parë të djalit të vogël të familjes, 12 vjeçarit Enriko.

“Sidomos kur dëgjova për djalin, më keq se aq nuk ka më. Është sikur të ketë ikur dhe gishti i vogël i dorës“, tha një banor tjetër.

Në 3 korrik Alketa me tre fëmijët shkuan për të hapur hotelin, por bombola e gazit shpërtheu aksidentalisht dhe të katër mbetën të plagosur rëndë. Edhe pse u dërguan për mjekim të specializuar në Itali ku jeton dhe kryefamiljari Arben Gjoka, fatkeqësisht nuk mundën t’i mbijetojnë plagëve të marra.

Të parat u ndanë nga jeta vajzat Daniela dhe Klarisa, 19 dhe 15 vjeç, trupat e të cilave prehen në Shqipëri. Kurse nëna e tyre Alketa dhe vellai Enriko, 12 vjeçar u ndanë nga jeta më 16 dhe 20 shtator, trupat e të cilëve ndodhen ende në Itali.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet flasin banoret per familjen gjoka lezhe flasin banoret per familjen gjoka lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2021, 14:57

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi takime me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme l...