Politike

Të enjten mblidhet sërish Kuvendi, caktohet përbërja e Komisoneve Parlamentare (Rendi i ditës)

21 Shtator 2021, 15:46 Nga DOSJA
Të enjten mblidhet sërish Kuvendi, caktohet përbërja e

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e radhës këtë të enjte, për të caktuar ngritjen e Komisioneve parlamentare, miratimi i të cilave do të bëhet me shumicë të thjeshtë votash. Gjatë seancës së kaluar, më 16 shtator, Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzoi emrat e tre deputetëve të saj, Petrit Vasili, Agron Çela, Erisa Xhixho për t’u bërë pjesë e Komisioneve, pas përplasjes së ndodhi në seancën e parë.

Në shkesën e depozituar në Kuvend, Vasili ka kërkuar të jetë anëtar në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe zëvendësues pranë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Ndërsa, deputeti Agron Çela ka kërkuar të jetë anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Erisa Xhixho anëtare e Komisionit të Ligjeve, anëtare e Komisionit të Integrimit dhe zëvendësuese pranë Komisionit të Medias.

Njoftimi i Kuvendit mbi seancën e së enjtes:

Në mbështetje të Urdhrit nr.6, datë 20.09.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon: Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 16.09.2021. (Neni 44, pika 2 e Rregullores) 

Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

Projektvendim “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Neni 20 dhe 21 e Rregullores, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Projektvendim “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Neni 21/1 e Rregullores, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shqyrtimi i draftprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 27 shtator 2021 –

5 nëntor 2021. (Neni 26 i Rregullores, njoftim për miratimin me mirëkuptim në Konferencë/votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim në rast të mungesës së mirëkuptimit në Konferencë)

Shqyrtimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 27 shtator 2021 – 15 tetor 2021. (Neni 27 i Rregullores, njoftim për miratimin me mirëkuptim në Konferencë/votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim në rast të mungesës së mirëkuptimit në Konferencë)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi seanca plenare 23 shtator 2021 kuvendi seanca plenare 23 shtator 2021

Sondazh

Poll

Politike 19 Shtator 2021, 14:28

TIRANË– Pandemia ka bërë edhe ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati që të marrë masa. Ai u fotografua në Qendrën Shëndetësore të lagjes së tij, duk...