Politike

Sa kushtoi fushata? PS shpenzoi katërfishin e PD-së, 17 mln lekë vetëm për Facebook. Demokratët më “kursimtarëR

21 Shtator 2021, 15:29 Nga DOSJA
Sa kushtoi fushata? PS shpenzoi katërfishin e PD-së, 17 mln lekë

TIRANË– Partitë politike duket se nuk janë kursyer për të shpenzuar para në fushatën e tyre zgjedhore të 25 prillit. Nga raportet financiare të publikuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vërehet se partia që ka shpenzuar më shumë, është pikërisht ajo që ka ardhur në pushtet PS, e cila ka nxjerrë nga arka plot 172 milionë Lekë të reja. Më “kursimtarë” janë treguar demokratët, që kanë shprenzuar 4 herë më pak, duke përllogaritur shumën e 47 mln lekëve të reja.

Por edhe pse kanë shpenzuar shumë, socialistët kanë gjeneruar mjaftueshëm të ardhura, aq sa kanë kursyer 4 milion lekë. Ndërkohë që demokratët kanë mundur që të mbushin arkën e partisë me vetëm 2 milionë lekë të reja, ndërkohë që socialistët kanë grumbulluar jo pak por 38 milionë lekë. Të gjitha sipas tyre, janë para para të bizneseve apo individëve që kanë sposorizuar drejtpërdrejtë kandidatët e veçantë të Partisë Socialiste, por jo forcën politike. Ndërsa anëtarësia e Partisë Demokratike ka kontribuar më pak, me vetëm 10 mln lekë të reja.

Shpenzimet, përveç materialeve të përdorura nëpër tubime janë hedhur edhe në rrjete sociale, ku “Facebook” mban vendin e parë. Vetëm për Facebook të dyja partitë kanë harxhuar mbi 140 mijë Euro, ku Basha sërish është shtrënguar duke paguar vetëm 7 milionë lekë të rinj, ndërsa socialistët kanë dhënë rreth 10 mln lekë. Ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim raportoet se ka shpenzuar për fushatën 43 milionë lekë. Megjithatë afati i dorëzimit nuk ka skaduar ende, ndaj dhe pritet që një bilanc të donacioneve dhe shpenzimeve të fushatës ta bëjë edhe Tom Doshi për Partinë Social-Demokrate.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike shpenzimet e partive per zgjedhje zgjedhjet 25 prill 2021 shpenzimet e partive per zgjedhje zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 19 Shtator 2021, 14:28

TIRANË– Pandemia ka bërë edhe ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati që të marrë masa. Ai u fotografua në Qendrën Shëndetësore të lagjes së tij, duk...