Politike

Drejtoreshës iu zbulua audio-biseda pas denoncimit në Dosja.al, Bregu: Shkeli ligjin me të dyja këmbët, një këmbanë alar

21 Shtator 2021, 12:38 Nga DOSJA
Drejtoreshës iu zbulua audio-biseda pas denoncimit në Dosja.al, Bregu:

TIRANË– Ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka reaguar për rastin e Drejtoreshës së Agjensisë së Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tana Shtylla, e cila i hoqi licencën një kompanie pas inspektimeve të kryera në një ditë të diele, duke shkelur ligjin. Në një postim në Facebook, një ditë pas publikimit të denoncimit nga Dosja.al dhe audio-përgjimit të Shtyllës nga Syri TV, Bregu shkruan se shkelja e ligjit nga kjo zyrtare është këmbanë alarmi për ministren e sapo zgjedhur në krye të Bujqësisë dhe Zhvillit Rural, referuar Frida Krifcës. Bregu shton se Krifca nuk ka asnjë përgjegjësi për çfarë ka ndodhur, por do jetë përgjegjësja kryesore nëse nuk reagon për këtë shkelje flagrante të ligjit, të faktuar me prova, po nga vetë drejtoresha. Ish-zyrtari vë në dukje se nuk është dëgjuar asgjë për vizionin e ministres lidhur me sigurinë ushqimore, por pas këtij rasti, mund të ndodhë.

POSTIMI:

Shkelja e ligjit ” Për inspektimin” me të dyja këmbët, duhet të jetë një kambanë alarmi pēr ministren e sapozgjedhur, që sigurisht nuk ka asnjë pērgjegjësi për çfarë ka ndodhur, por do jetë përgjegjsja kryesore nëse nuk reagon për këtë shkelje flagrante të ligjit, të faktuar me prova, po nga vetë drejtoresha.Veterinaria në veçanti, por e gjithë siguria ushqimore në tërësi, që sot, vetëm siguri nuk mund të quhet, duhet të ishte në qendër të fjalimit të ministres së re në parlament.Deri më tani, nuk kemi dëgjuar asgjë për vizionin e ministres lidhur me sigurine ushqimore.Shpresojmë të dëgjojmë në të ardhmen, duke filluar me rastin konkret.

Në denoncimin e publikuar nga Dosja.al dy ditë më parë, u raportua se drejtoresha e Agjensisë së Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tana Shtylla kishte dërguar për inspektimin në pikën doganore të Kakavijës inspektorë. Ky inspektim i kryer ditën e dielë, në ditë pushimi, i hoqi licensën për 2 javë kompanisë. Sipas qytetarit që raportoi publikimn, urdhëri u dha nga drejtoresha Tana Shtylla. Gazetari i Syri.tv mori në telefon Drejtoreshën. Ai nuk prezantohet në nisje të bisedës, duke bërë që kjo e fundit të flasë lirshëm dhe të zbulojë se sapo doli nga një fermë në Fier. Më tej, kur kupton se personi në anën tjetër ishte gazetar, Shtylla stepet dhe nuk flet më gjatë. Kur pyetet se përse inspektimi është kryer në ditë të diele, ajo nuk zgjodhi që të komentonte më gjatë, duke kërkuar denoncimin me shkrim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike vojo bregu zana shtylla vojo bregu zana shtylla

Sondazh

Poll

Politike 19 Shtator 2021, 14:28

TIRANË– Pandemia ka bërë edhe ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati që të marrë masa. Ai u fotografua në Qendrën Shëndetësore të lagjes së tij, duk...