Politike

“Shqipëria dhe Kosova janë një komb”, Spiropali bën thirrje për bashkëpunim në takimin me kryeparlamentarin kosovar

21 Shtator 2021, 15:38 Nga DOSJA
“Shqipëria dhe Kosova janë një komb”, Spiropali

TIRANË – Ditën e sotme Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka takuar Glauk Konjufcën, Kryeparlamentarin e Kosovës.

Ministrja ka nadrë disa foto nga takimi në rrjetin social Instagram ku ka theksuar atmosferën e ngrohtë dhe vëllazërore që ka dominuar takimin dhe ka theksuar edhe më tepër bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve.

Spiropali ka thënë se Shqipëria dhe Kosova janë një komb me dy shtete sovrane dhe se vetë ajo do të ndjekë me shumë vëmendjë çdo zhvillim në shtetin e Kosovës për të kapërcyer me sukses sfidat e përbashkëta.

“Takim i ngrohtë dhe vëllazëror me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca. Shqipëria dhe Kosova janë një komb, vendosur mes dy shtetesh sovrane, të pavarura, me perspektivë evropiane dhe sytë drejt e nga e ardhmja. Bisedën me z.Konjufca e fokusuam në domosdoshmërinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë, për sfidat tona të përbashkëta. Si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, do ndjek me përkushtim të veçantë çdo akt që lidhet me Kosovën në qeveri dhe në Kuvendin e Shqipërisë” – shkruan Spiropali në Instagram.

 

 

A post shared by Elisa Spiropali (@elisa.spiropali)

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike rajoni spiropali takon konjufcen spiropali takon konjufcen

Sondazh

Poll

Politike 19 Shtator 2021, 14:28

TIRANË– Pandemia ka bërë edhe ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati që të marrë masa. Ai u fotografua në Qendrën Shëndetësore të lagjes së tij, duk...