Politike

Aksioni i Berishës, Roland Bejko: Grusht shteti, nëse ai vjen në krye të PD-së, unë largohem

21 Shtator 2021, 11:34 Nga DOSJA
Aksioni i Berishës, Roland Bejko: Grusht shteti, nëse ai vjen në

TIRANË– Roland Bejko, i caktuari nga Partia Demokratike si përgjegjës për procesin e reformës territorial, e ka cilësuar si “grusht shteti” lëvizjen e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha. I ftuar në “MCN TV”, Bejko tha se ky veprim konsiderohet i tillë pasi Berisha i njohu zgjedhjet, njohu Bashën me fjalët ‘kurrë mos thuaj kurrë’, kur u pyet për rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike.

Bejko shton se nëse kthehet Berisha kthehet në krye të PD-së në mënyrë jo demokratike, ai nuk do të jetë më pjesë e kësaj partie.

“Lëvizja e Berishës brenda partisë është grusht shteti. Është i tillë sepse Berisha i njohu zgjedhjet, njohu Bashën duke thënë kurrë mos thuaj kurrë. Ka dhe një shtresë tjetër në PD që është shtresa e të heshturve. Ata shikojnë dhe nuk reagojnë. Nëse Berisha bëhet kryetar i PD me metoda jo demokratike dhe non grata nga SHBA, unë nuk do jem pjesë e ekipit të tij. Nëse Basha do qëndrojë siç mbaj të njëjtin qëndrim si me Berishën. PD do vijojë të jetë e përçarë nëse Basha mban këtë qëndrim,”- tha Bejko.  

Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas presionit që SHBA ushtruan mbi kryetarin Lulzim Basha. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Takimin e parë të turit të nisur, Berisha e zhvilloi në Tiranë, ku dhe e quajti nën-kryetar Bashën. Sot mblidhet me demokratët e Fierit.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd roland bejko sali berisha ne fier aksioni i berishes foltorja per pd roland bejko sali berisha ne fier

Sondazh

Poll