Politike

Reciprociteti i targave, Rama: Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë dhe BE të ndërmjetësojë

21 Shtator 2021, 14:30 Nga DOSJA
Reciprociteti i targave, Rama: Kosova të dialogojë, Serbia të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendosjen e reciprocitetit ndaj targave serbe, duke kërkuar nga Kosova që të dialogojë. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Rama shkruan se në mënyrë që të shmanget ngrirja e konfliktit, palët duhet që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, ndërsa Bashkimi Europian duhet që të ndërmjetësojë.

Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë,“-shkruan Rama.

Veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës që kushtojnë 5 euro dhe janë të vlefshme për 60 ditë. Marrëveshja e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcaktonte që të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Vendimi hyri në fuqi dy ditë më parë, duke shkaktuar tensione mes palëve, ku zyrtarët serbë nuk i kanë kursyer as kërcënimet. Lidhur me këto të fundit, BE dhe SHBA kanë lëshuar deklarata ku kërkojnë qetësimin e gjakrave mes palëve, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë “paqeje”.

LAJMI KRYESOR: Vendosja e reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës, dogana e Jarinjës vijon të mbetet e bllokuar, Vuçiç: Kërkojmë tërheqjen e të gjitha trupave nga veriu

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama kosova vendos reciprocitetin me serbine edi rama kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll

Politike 19 Shtator 2021, 14:28

TIRANË– Pandemia ka bërë edhe ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati që të marrë masa. Ai u fotografua në Qendrën Shëndetësore të lagjes së tij, duk...