Politike

Aksioni i Berishës, Basha nis takimet me krerët e degëve, sot pret në seli kreun e PD-së së Shkodrës e Kukësit

21 Shtator 2021, 09:35 Nga DOSJA
Aksioni i Berishës, Basha nis takimet me krerët e degëve, sot

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur zyrtarisht takimet me krerët e degëve të Partisë Demokratike. Vetëm pak orë para se ish-kryeministri Sali Berisha të mbajë ‘foltoren’ e t ij të dytë me demokratët e Fierit, Basha mësohet se do të presë sot në zyrën e tij në sëlinë blu, dy kryetarë degësh.

Bëhet fjalë për kreun e degës së Partisë Demokratike në Shkodër dhe atë në Kukës. Takimet do të zhvillohen në zyrën e vetë kryedemokratit ku tema kryesore e diskutimit pritet të jetë aksioni i nisur nga ish-kryeministri Berisha.

Ky i fundit mban sot një takim me demokratët e Fierit në orën 18:00. Ky është takimi i dytë që mban Berisha që pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim të Bashës. Takimin e parë e zhvilloi në Tiranë dhe mesazhi i tij ka qenë: Shpëtimi i PD-së nga pazaret e flliqura të Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes basha takon kreret e degeve foltorja per pd lulzim basha sali berisha sali berisha ne fier aksioni i berishes basha takon kreret e degeve foltorja per pd lulzim basha sali berisha sali berisha ne fier

Sondazh

Poll