Bota

Seanca ndaj Salih Mustafës, avokati: Duke marr parasysh stresin dhe vështirësitë që ka, do të kthehet në qendrën e parab

21 Shtator 2021, 13:06 Nga DOSJA
Seanca ndaj Salih Mustafës, avokati: Duke marr parasysh stresin dhe

HAGË- Ish-kreu i UÇK-së, Salih Mustafa ka kërkuar që të mos jetë i pranishëm më seancën që po mbahet për gjykimin e tij. Me anë të avokatit Julius Von Bone, ai ka kërkuar që të mos jetë i pranishëm gjatë seancës së mbetur, duke theksuar vështirësit dhe stresin, që po përballet Mustafa.

“Pyetja që kam është kjo, siç thash sot në mëngjes, e filluam me këtë situatën lidhur me zotin Mustafa, ai preferon të kthehet në qendrën e paraburgimit duke pasur parasysh vështirësinë dhe stresin për shkak të shumë faktorëve, e diskutuam sot paradite, por njësoj si dje, dje gjatë pashmit të drekës e paraqita këtë kërkesë, preferoj ta përmend tani këtë çështje dhe jo gjatë pushimit të drekës që të evitojmë çdo vonesë për fillim të seancës dhe po ju pyes a është e mundur apo jo pavarësisht nga fakti që nuk ka një vendim procedural për atë që diskutuam sot paradite në përgjithësi, kjo është diçka që u kërkua jo vetëm për seancën sot pas drekës ku është e qartë që zoti Mustafa të mund të kthehet në qendrën e paraburgimit”, ka thënë avokati i Mustafës.

Në lidhje me këtë kërkesë, gjykatësja ka thënë se vendimi do të jepet pas pushimit që ata po bëjnë.

LAJMI KRYESOR: Seanca e tretë e gjykimit të Salih Mustafës, ish-kreu i UÇK-së kërkon fjalën: Kam stres. Gjykatësja mbyll dyert për mediat

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora julius von bone kosova ne hage salih mustafa julius von bone kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll

Bota 21 Shtator 2021, 10:54

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë pas vendimit të qeverisë së Kosovës mbi ve...