Aktualitet

Gjykata e Posaçme shtyn seancën për Enkelejda Hoxhën, SPAK kërkon akt ekspertimin e 3 laptopëve të ish-gjyqtares

21 Shtator 2021, 13:34 Nga DOSJA
Gjykata e Posaçme shtyn seancën për Enkelejda Hoxhën, SPAK

TIRANË– Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për Enkelejda Hoxhën. GJKKO vendosi që seanca e radhës të mbahet më 28 shtator ora 13:00, ndërsa në seancë do të vendoset nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim. SPAK ka kërkuar akt ekspertimin e 3 laptopëve të Enkelejda Hoxhës.

Enkelejda Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkelejda hoxha enkelejda hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2021, 13:20

TIRANË– Florenc Çapja dhe Jorgo Leku, të akuzuarit e vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012 janë kaluar për gjykim. Vend...