Aktualitet

“Më kërcënonte mua dhe djalin”/ RRËFIMI i Angjelin Sterkaj ndryshon rrjedhën e gjykimit: Armando Beqiri ishte i

21 Shtator 2021, 13:37 Nga DOSJA
“Më kërcënonte mua dhe djalin”/ RRËFIMI i

ISLANDË– Angjelin Sterkaj, një nga të akuzuarit për vrasjen e Armando Beqirit, kërkon që ai të mos ndëshkohet për vrasje pasi sipas tij, ekzekutimi u bë për të shpëtuar jetën e tij. Sipas mediave vendase, ai u shpreh se ishte i “detyruar” që ta vriste shqiptarin, që sipas tij ishte i përfshirë në krimin e organizuar. Ky version mbështetet edhe nga Policia, zyrtarë të të cilës pohojnë se kanë informacione se Armando Beqiri është takuar me persona të njohur në botën e errët të krimit në Islandë.

Më tej, në raportin e Policisë shkruhet se Armando e kishte thirrur Angjelinin në një takim në fillim të vitit 2021, kur së bashku me dy burra, kërkonin që t’i vendosnin “gjobë” Anton Kristinn Þórarinsson, ky i fundit një personazh i njohur për Policinë. Po ashtu në raport shkruhet se Angjelini u kap nga qafa dhe u kërcënua se do të vritej së bashku me të birin nëse nuk bashkëpunonte me ta. Kështu që nga ai momenti, Angjelini pretendon se mbante gjithmonë një armë me vete, për të mos qenë më i pambrojtur nëse haste në kërcënime.

Më 11 shkurt, dy ditë para vdekjes së Armandos, Angjelini foli në telefon me viktimën e tij. Raportohet se Armando kërkonte të dinte vendndodhjen e Angjelinit, pasi do ta vriste së bashku me të birin. I kërcënuar, Angjelini vendosi që të takohet me Armandon, vetëm pak orë para krimit, por kuptoi se nuk kishte kthim pas. Prandaj vendosi që ta vriste të riun shqiptar teksa ai hynte në shtëpi. Sterkaj e ka pranuar krimin, por nuk është dakord lidhur me dispozitën mbi të cilën do të gjykohet.

Armando Beqiri u qëllua nëntë herë me një pistoletë me silenciator, pikërisht në ditën e tij të lindjes. I riu nga Shqipëria, babai i dy fëmijëve, ndërroi jetë në vend, pikërisht në prangun e banesës. Për vrasjen e tij deri më tani janë prangosur: Shpëtim Qerimi, Angjelin Sterak, Murat Selivrada dhe Claudia Sofia Coelho Carvahlo. Detyra e këtyre të fundit ishte që të ndiqnin lëvizjet e shqiptarit nga Tepelena.

Marrë nga Visir

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet angjelin sterkaj vritet armando beqiri angjelin sterkaj vritet armando beqiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2021, 13:20

TIRANË– Florenc Çapja dhe Jorgo Leku, të akuzuarit e vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012 janë kaluar për gjykim. Vend...