Politike

2 orë diskutime! Përfundon mbledhja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së! Alibeaj: Diskutuam për strategjinë e opoz

20 Shtator 2021, 09:58 Nga DOSJA
2 orë diskutime! Përfundon mbledhja e Kryesisë së Grupit

TIRANË- Debate dhe përplasje në mbledhjen e sotme të Kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në dy orë takim, ku do të diskutohej lidhur me strategjinë e opozitës dhe ndarjet në Komisionet parlamentare, kryefjalë është bërë edhe njëherë ish-kryeministri Sali Berisha. Gjithçka ka nisur nga deputeti Flamur Noka, ai që është përplasur me kryedemokratin Lulzim Basha, duke i kërkuar shpjegime lidhur me vendimin që ka marrë për përjashtimin e Sali Berishës.

Po ashtu, deputeti Noka e ka bërë përgjegjës Bashën në atë që ai e quan “ngulje thike pas shpine ndaj Sali Berishës”, ndërsa ka shtuar se vendimi duhet që të ishte marrë në përputhje me statutin e Partisë. Megjithatë akuzat e tij kanë marrë përgjigje nga numri një i partisë, i cili është shprehur se vendimi ishte marrë në bazë të disa infomacioneve për të cilat “doktori” ishte në dijeni por që nuk do të bëheshin kurrë publike për të tjerë.

Teksa debati mes tyre ka arritur kulmin, për të qetësuar “gjakrat” ka ndërhyrë nënkryetarja Jorida Tabaku. Kjo e fundit ka kërkuar që në mbledhje të vijohet e të flitet për Komisionet parlamentare dhe çështje të tjera organizative. Por përgjigje i ka kthyer Basha, i cili ka këmbëngulur që debati të vijojë në prani të të tjerëve, për të dërguar kështu një mesazh për ta. Basha theksoi në formë paralajmërimi se nuk do të lejonte asnjë grupim anti-amerikan brenda PD-së.

Pas lanë pas debatin për Berishën, në mbledhjen e sotme gjithashtu u vendos që Agron Gjekmarkaj të jetë drejtuesi politik i PD-së në Lezhë, për të zëvendësuar Mark Markun, i cili dha dorëheqjen nga mandati i tij. Ndërsa Enkelejd Alibeaj, i cili dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët pas takimit, shtoi se ndryshimet kushtetuese në lidhje me procesin e Vettingut, opozita do të do të bëjë gjithçka për të larguar Ramën. Ndryshimet kushtetuese për Vettingun do të sjellin dhe përplasjet e “rrëmimin” e parë për vota në Kuvend, pasi Partinë Socialiste do  të kërkojë me ngulm bashkëpunimin me demokratët pasi i duhen 94 kartona jeshilë, të cilat nuk i ka.

(k.m.a.b./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha mbledhja e grupit parlamentar te pd lulzim basha mbledhja e grupit parlamentar te pd

Sondazh

Poll

Politike 20 Shtator 2021, 20:49

SHBA– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar dy shqiptarë në Akademinë “West Point” në Nju York, duke mos e humbur rastin për të shkrepur një foto ...