Politike

Rama publikon pamjet nga New York! Studentët e “West Point” ngrihen në këmbë dhe shpërthejnë nga brohoritjet pasi marr

21 Shtator 2021, 07:13 Nga DOSJA
Rama publikon pamjet nga New York! Studentët e “West Point”

SHBA– Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e vizitës së tij në Akademinë Ushtarake “West Point”, teka ndodhet në New York. Në një video të postuar në profilin e tij në Facebook, momentin që prezantohet para studentëve si kryeministri i Shqipërisë dhe duartrokitjet që merr.

“T’i urojmë mirëseardhjen kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama,”- thotë një nga studentët dhe më pas nisin duartrokitjet.

Vetë Kreu i Qeverisë jep një mesazh para tyre dhe të rinjtë nuk përmbahen nga gëzimi.

“Jam këtu për t’ju dhënë mesazhin se keni një leje kalimi pa pagesë për t’u përdorur në ditën e kolombit në fundjavë,”- thotë Rama dhe kaq mjafton që studentët të ngrihen në këmbë e të lëvizin dhe karriget nga gëzimi.


Rama ndodhet në New York ku pritet të marrë pjesë në një takim të organizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës për Kombet e Bashkuara me temë  “Kuptimi i Paqes dhe Qëndrueshmërisë në shekullin e 21-të”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama ne new york edi rama rama ne new york

Sondazh

Poll

Politike 20 Shtator 2021, 20:49

SHBA– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar dy shqiptarë në Akademinë “West Point” në Nju York, duke mos e humbur rastin për të shkrepur një foto ...