Politike

Lejoi deputeten e PS-së të bënte politikë në gjimnaz, ndëshkohet me 5 mijë lekë gjobë drejtori i shkollës në Kukës,

21 Shtator 2021, 08:26 Nga DOSJA
Lejoi deputeten e PS-së të bënte politikë në gjimnaz,

TIRANË– Ilirjan Celibashi, kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve ka vendosur të ndëshkojë me gjobë me vlerë prej pesë mijë lekësh drejtorin e shkollës “Shën Mëri” në Kukës pasi ka qenë në dijeni të një aktiviteti elektoral të zhvilluar nga deputetja e Partisë Socialiste Gerta Duraku, në ambientet e këtij gjimnazi.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, Celibashi bëri me dije hyrjen në fuqi të kësaj gjobe, pasi edhe vetë drejtori ka pranuar zhvillimin e këtij aktiviteti elektoral. Denoncimi ishte bërë nga ‘Qëndresa Qytetare’. Kjo e fundit kishte ngrtur dhe një ankesë tjetër për zhvillimin e një aktiviteti politik brenda ambienteve të një biblioteke në Tiranë nga deputeti i PS-së, Alfred Muharremi në prezencë të kryebashkiakut Erion Veliaj. Kjo ankesë u rrëzua pasi sipas Celibashit nuk ka pasur prova se është zhvilluar aktivitet apo ftesë për të votuar PS-në, por ka qenë thjesht prezantim.

Fjala e Celibashit:

Mirëdita, në seancën e sotme kemi shpalljen e vendimit për ankesën e Qëndresës Qytetare. Çështja e parë ka të bëjë me ankimin e bërë nga kjo organizatë për aktivitetin politikë të zhvilluar nga deputeti i Partisë Socialiste, zoti Alfred Muharremi në ambientet e bibliotekës “Misto Treska” dhe pjesëmarrjen në të, të kryetarit të Bashkisë Tiranë. Në lidhje me përfaqësuesit e qendrës…nuk ka ardhur asnjë prej tyre. Atëherë mund të vazhdojmë sepse ata kanë marrë dijeni në seancat e kaluara. Nga vlerësimi i provave që palët kanë prezantuar nuk rezulton që nga kandidati për deputet, Muharremi të jetë zhvilluar veprimtari elektorale. Nga ajo çfarë pala denoncuese prezantoi rezultoi se aktiviteti ka qenë vetëm i karakterit informativ dhe nuk ka pasur asnjë ftesë për të votuar atë apo forcën që ai prezanton. Aktiviteti ka qenë me karakter informativ dhe prezantues të kandidatit. Kështu që ky vendim hyn në fuqi dhe mund të ankimohet brenda 30 ditëve.

Vazhdojmë me ankëesën tjetër. Qëndresa Qytetare ka paraqitur një ankesë për zhvillimin e një aktiviteti elektroal nga deputetja e Partisë Socialiste, Gerta Duraku në shkollën e mesme “Shën Mëri” në Kukës. Aty ka rezultuar se ëshët zhvilluar aktivitet elektoral dhe konsiderohet veprimtari e ndaluar. Vetë drejtori i shkollës pranoi faktin se aktiviteti është zhvilluar, edhe pse jo në ambientit e brendhsëm të shkollës. Për këtë arsye vendoset të merret masa e dënimit me gjobë për drejtorin e shkollës në vlerën e 5 mijë lekëve.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gerta duraku gjobitet drejtori i shkolles ne kukes ilirjan celibashi gerta duraku gjobitet drejtori i shkolles ne kukes ilirjan celibashi

Sondazh

Poll

Politike 20 Shtator 2021, 20:49

SHBA– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar dy shqiptarë në Akademinë “West Point” në Nju York, duke mos e humbur rastin për të shkrepur një foto ...