VD: Tensione në drejtorinë e Ujësjellësit në Vlorë/ Dritan Leli shkarkon drejtorin Shkëlqim Leskajn, “shefi” refuzon
20 Shtator 2021, 15:33Nga DOSJA
VLORË– Tensione mes zyrtarëve të Bashkisë së Vlorës dhe atyre të Ujësjellësit! Ditën e sotme, një përplasje ka ndodhur në Vlorë, duke bërë që ish-drejtori i Ujësjellësit, Shkëlqim Leskaj dhe të tjerë të përfundojnë në Komisariatin e Vlorës. Ndërkohë që në Komisariat përveç tyre ka shkuar edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili ka shkuar për të sqaruar ngjarjen.
Deri më tani mësohet se kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka shkarkuar drejtorin e ujësjellësit Shkëlqim Leskajn prej katër ditësh, por ky i fundit refuzon që të lirojë zyrën. Sipas drejtorit të Ujësjellësit, shkarkimi i tij është i paligjshëm, pasi ndërmarrja është aksionere dhe të drejtën për shkarkimin e tij e ka vetëm bordi ekzekutiv.
Për të plotësuar këtë “kusht”, sot pranë zyrës së drejtorit të Ujësjellësit, ka shkuar bordi drejtues, kryebashkiaku dhe nënkryetari, duke i kërkuar të lirojë zyrën pasi është i shkarkuar. Por pikërisht në këtë moment Shkëlqim Leskaj, ka njoftuar Policinë duke denoncuar se i kishin uzurpuar zyrën. Kështu të gjitha palët janë marrë në Komisariat për të dhënë sqarimet e tyre për përplasjen.
Po ashtu numri një i Bashkisë së qytetit, Dritan Leli ka ngritur akuzë për Shkëlqim Leskaj për vjedhje të librave të protokollit, vulës së institucionit. Paraprakisht mësohet se Leskaj ka firmosur 3 tendera: 400 mijë euro për sahatet e ujit, klorifikimin dhe uniformat për punonjësit e Ujësjellësit, megjithatë pritet që gjiithçka të konfirmohet me një njoftim zyrtar nga Policia. Po ashtu deri më tani nuk ka asnjë komunikim as nga numri një i Bashkisë. Të gjithë janë parë teksa dalin nga Komisariati por asnjë nuk komunikon me mediat, madje Leskaj shfaqet edhe me telefon në dorë.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Debate dhe përplasje në mbledhjen e sotme të Kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në dy orë takim, ku do të diskutohej lidhur me ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me krerët e degëve të qarkut të të Fierit dhe të Lezhës, menjëherë pas mb...
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, ka pohuar se ambasadorja Yuri Kim dhe zyrtarë amerikanë kanë takuar disa deputetë të selisë...
TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka mohuar zërat se kryeministri Edi Rama do t’u lërë që të japin një pref...
TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka bërë me dije se opozita është në Kuvend edhe për të diskutuar lidhur m...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka ndarë detaje nga negociatat e kryedemokratit Lulzim Basha me Sali Berishën...
Politike20 Shtator 2021, 20:49
SHBA– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar dy shqiptarë në Akademinë “West Point” në Nju York, duke mos e humbur rastin për të shkrepur një foto ...
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla ka folur në lidhje me zjarrin në Sarajet e Toptanajve. Veliaj...
TIRANË– Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani bërë me dije se bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha, Aurela, ka qen...