Politike

Rushaj: Ambasadorja Kim takoi deputetë të PD lidhur me ‘çështjen Berisha’

20 Shtator 2021, 21:40 Nga DOSJA
Rushaj: Ambasadorja Kim takoi deputetë të PD lidhur me

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, ka pohuar se  ambasadorja Yuri Kim dhe zyrtarë amerikanë kanë takuar disa deputetë të selisë blu në lidhje me vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Nga studio e emisionit “Opinion”, Rushaj u shpreh se vetë nuk ishte pjesë e takimeve, por kishte dijeni lidhur me temën e diskutimit. 

PJESË NGA BISEDA:

Blendi Fevziu: Pasi vendimi që u bë për zotin Berisha, a keni bërë një marrëveshje me SHBA, pra e keni larguar duke marrë diçka, apo ka qenë një ultimatum i tyre dhe një vendim i marrë nga ju a hyrë në negociata me ta?

Alfred Rushaj: Blend, çështja e marrëveshjeve “të jap, më jep”, ajo që shoh që është gjë e dukshme, është deklarata që ambasadorja bëri që tha që pret të bashkëpunojë më ngushtë se asnjëherë më parë me kryetarin e saj.

Blendi Fevziu: Është e vërtetë që ambasada amerikane ka thirrur disa deputetë të PD për t’u sqaruar këtë qëndrim të Berishës?

Alfred Rushaj: Unë nuk jam një nga ata, por në dijeninë time ka patur takime të zyrtarëve amerikanë përfshirë dhe ambasadores dhe disa deputetë të PD lidhur me këtë çështje.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alfred rushaj alfred rushaj

Sondazh

Poll

Politike 20 Shtator 2021, 20:49

SHBA– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar dy shqiptarë në Akademinë “West Point” në Nju York, duke mos e humbur rastin për të shkrepur një foto ...