Bota

Seanca e tretë për gjykimin e Mustafës, ish-kreu i UÇK merr fjalën që në nisje: Jam i stresuar, s’është në kultu

21 Shtator 2021, 08:54 Nga DOSJA
Seanca e tretë për gjykimin e Mustafës, ish-kreu i UÇK

HAGË- Seanca e tretë të gjykimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa ka nisur në Hage. Sa nisi seanca, Mustafa ka kërkuar fjalën nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia, e cila e ka lejuar atë të flasë. Në fjalën e tij, Mustafa është shprehur se nuk ka për qëllim që të mos resektojë panelin e gjykatës dhe as atë, por ka vepruar në ato momente, për shkak të stresit që është shkaktuar.

“Që në fillim po ju them se as dëshira ime as qëllimi im nuk është që të mos ju respektojë ju dhe panelin e kësaj gjykate por as zonjën avokate që është ulur atje përballë, sepse nuk është në bindjen e as kulturën time kohëve të fundit më është shkaktuar një stres, dhe kjo po vie si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm”, ka thënë Mustafa.

Ndërkohë që pas kësaj gjykatësja, kërkoi nga sekretaria që të shkonin në seancë private. e cila po vijon në këtë formë.

LAJMI KRYESOR: Seanca e tretë e gjykimit të Salih Mustafës, ish-kreu i UÇK-së kërkon fjalën: Kam stres. Gjykatësja mbyll dyert për mediat

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni kosova ne hage salih mustafa kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll