Bota

India sekuestron 3 ton heroinë të nisur nga Afganistani, dyshohet për përfshirjen e disa zyrtarëve në tregtimin e lëndës

21 Shtator 2021, 10:32 Nga DOSJA
India sekuestron 3 ton heroinë të nisur nga Afganistani, dyshohet

INDI- Zyrtarë indianë kundër kontrabandës, kanë konfiskuar gati tre tonë të heroinës, që është raportuar të jetë në vlerë të 2.7 miliardë dollarëve, në portin e shtetit Gujarat.

Testimet forenzike janë ende duke u kryer për të vërtetuar vlerën e saktë të drogës së konfiskuar, kanë thënë zyrtarët për transmetuesin britanik, BBC.

Dy persona janë arrestuar dhe shumë të tjerë janë duke u hetuar, është thënë në deklaratë.

Dërgesa është nisur nga Afganistani, ku është deklaruar me përmbajtje të gurëve mineralë.

Ajo ka arritur në postin në Gujarat përmes Iranit.

Hetimet e kryera deri më tani kanë treguar për përfshirje të zyrtarëve afganë, të cilët janë nën hetime”, ka thënë Drejtoria për Inteligjencë të të Ardhurave.

Afganistani është prodhuesi më i madh i opiumit, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim.

Korrja e tij e opiumit përbën më shumë se 80 për qind të furnizimit botëror.

Bimët e opiumit rafinohen për të formuar bazën për disa droga që shkaktojnë shumë varësi, përfshirë heroinën./REL/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota india sekuestron droge zyra e kombeve të bashkuara për drogë dhe krim india sekuestron droge zyra e kombeve të bashkuara për drogë dhe krim

Sondazh

Poll

Bota 21 Shtator 2021, 08:38

KOSOVË- Duke filluar nga sot çdo qytetar mund të pajiset me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.Kjo bëhe...