Bota

Shqiptarët qe jetojnë në Serbi respektojnë vendimin e qeverisë Kurti për vendosjen e reciprocitetit të targave: Kemi ardh

21 Shtator 2021, 08:43 Nga DOSJA
Shqiptarët qe jetojnë në Serbi respektojnë vendimin e

KOSOVË- Dy qytetarë nga Kosovë të cilët jetojnë në Serbi, e kanë mirëpritur vendimin e Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë. EkonomiaOnline shkruan se Hamdi Arifi nga Medvegja mëngjesin e sotëm ka shkuar në Agjencinë e Regjistrit Civil në Prishtinë për të marrë targa të përkohshme, ndërkohë që është shprehur se ende nuk i di mirë se si janë procedurat për të marrë targa.

“Për ata jam edhe sot këtu mirëpo më lajmëruan se nuk kanë ende ndonjë informatë se si shkon kjo far pune. Unë jam një prej tyre që kam bërë kërkesë për targa RKS dhe të shohim tash. Na këtë problem e kemi qe sa kohë kur shkojmë për Medvegjë. Le ta provojnë edhe ata me pas vonesa në kufi”, ka deklaruar ai.

Gjthashtu edhe Shemsedin Beqiri, është shprehur se e respekton vendimin e qeverisë dhe se ka në plan që të shkoj në kufi për tu furnizuar me targa.

“Me vullnet dua ta respektoj rregullin shtetëror i cili është obligim jo veç për mua por për të gjithë. Kam ardhur ta kryejë këtë obligim që më është dalë. Megjithatë është një gjë që duhet respektuar nga të gjithë. Më erdhi mirë se këtu paskan dhënë mundësi se përndryshe kam pasur plan të shkoj në kufi të furnizohem me targa. Besoj se nga deklarata në kufi të gjitha janë për ta respektuar rregullin shtetëror për tu pajisur me targa”, ka thënë ai.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni hamdi arifi kosova vendos reciprocitetin me serbine shemsedin beqiri hamdi arifi kosova vendos reciprocitetin me serbine shemsedin beqiri

Sondazh

Poll

Bota 21 Shtator 2021, 08:38

KOSOVË- Duke filluar nga sot çdo qytetar mund të pajiset me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.Kjo bëhe...

Bota 21 Shtator 2021, 08:14

Guterres: Bota jo në drejtimin e duhur për klimën

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu shqetësim të hënën se bota nuk është në rrugën e duhur për të përmbushur disa objektiva urgjent...