Bota

‘Ballkani i Hapur’/ Milanoviç: Nuk shoh asnjë rrezik për Europën me këtë inciativë, të mos bëhemi cinikë,

21 Shtator 2021, 08:57 Nga DOSJA
‘Ballkani i Hapur’/ Milanoviç: Nuk shoh asnjë rrezik

KROACI– Presidenti kroat Zoran Milanoviç ka komentuar nismën ‘Open Balkan’. Ai është shprehur se kjo nismë nuk është asnjë rrezik për Europën mirëpo tha se ësht pak shqetësim për Kosovën pasi nuk njihet tërërsisht si shtet, ndërsa e kundërta ndodh me Maqedoninë e Veriut. Milanovic tha se kjo inciativë nuk dëmton rrugën e integrimit të Ballkanit, por se të pestë vendet e Ballkanit Perëndimor ato kanë pozicione të ndryshme. Pyetja iu bë nga një student i ‘Columbia University’, Bekim Bruka, i cili e pyetei se cili është pozicioni i tij si presidenti i Kroacisë.

PYETJA: Përshëndetje z. President është nder tu kemi këtu. Unë jam Bekim Bruka, student i shkencave politike në Columbia University dhe pyetja ime është cili është pozicioni zyrtar i presidentit të Kroacisë për iniciativën Open Balkan nisur nga Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Shqipërisë dhe a përbën një kërcënim për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE?

Zoran Milanovic: Në njohurinë time përfshin tre vende? Pra, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Nuk shoh asgjë në këtë iniciativë që do të përbënte rrezik për çështjen evropiane të këtyre vendeve. Por pozicionet janë të ndryshme. Në rastin e Shqipërisë shoh përpjekje reale dhe sinqeritet. Në rastin e Kosovës, që ju nuk e përmendet, e shoh që vjen nga një nga këto vende, është më shqetësuese pasi pesë shtete te BE nuk e njohin Kosovën si të pavarur sipas ligjit ndërkombëtar. Pra si shtet. Maqedonia është e njohur plotësisht, nënshkroi marrëveshjen me Greqinë për emrin. Së fundmi ka mbetur për shkak të Bullgarisë, disa çështje edukimi dhe libra historie në shkollat publike të Maqedonisë. Nuk mund ta besoj këtë, është histori, një hapësirë e shtetit dhe nuk ndërhyhet në të. Hapësirat e hapura po, por duhet të shohim çdo të ndodhë. Do e shohim se çfarë do ndodhë, duke mirë. Kam dëgjuar shumë iniciativa nga Beogradi në veçanti, të mos bëhemi cinik.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora open balkan zoran milanoviç open balkan zoran milanoviç

Sondazh

Poll

Bota 21 Shtator 2021, 08:38

KOSOVË- Duke filluar nga sot çdo qytetar mund të pajiset me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.Kjo bëhe...

Bota 21 Shtator 2021, 08:14

Guterres: Bota jo në drejtimin e duhur për klimën

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu shqetësim të hënën se bota nuk është në rrugën e duhur për të përmbushur disa objektiva urgjent...