Seanca për Salih Mustafën, dëshmitari: Njësia “Skifterat” më kanë rrëmbyer, më vonë e kam kuptuar këtë
21 Shtator 2021, 10:19Nga DOSJA
HAGË-Seanca e tretë për gjykimin e ish-kreut të UÇK-së Salih Mustafës, po vazhdon me dyer të mbyllura ditën e sotme. Sot po vazhdon marrja në pyetje e dëshmitarit të parë, i cili po dëshmon kundër Mustafës.
Në seancën e sotme, dëshmitari është pyetur nëse ka dijeni për njësinë “Skifterat”. Dëshmitari ka thënë se për këtë njësi ka dëgjuar më vonë, por jo gjatë kohës që e kanë mbajtur në Zllash.
Prokurori: Dje na the se ke parë një person që kishte shenja djegie në trup dhe i kishte durët e lidhura. Pyetja ime është kjo: Përveç këtij personi të lidhur dhe teje, a ka pasur persona të tjerë si ju?
Dëshmitari: Jo
Prokurori: Mendohu pak për momentin që e përshkrove dje, e kam fjalën për momentin që deklarove se i akuzuari më ka rrahur. Dje ke thënë se pas përfundimit të rrahjes, dy persona u urdhëruan të më dërgonin përsëri në dhomë. E mban mend këtë që e ke thënë dje?
Dëshmitari: Kam thënë se dy persona më kanë marrë pas rrahjes dhe më kanë dërguar përsëri në dhomë
Prokurori: Pasi që ke thënë se nuk i njihje, unë po të pyes a e di kush i urdhëroi këta persona
Dëshmitari: Ai që më ka rrahur
Prokurori: Do të them një fjalë dhe të kërkoj ndjesë se si do ta shqiptoj në gjuhën shqipe. Fjala “skifterat”, çfarë do të thotë për ju?
Dëshmitari: Nuk e di
Prokurori: A ka ndonjë lidhje fjala “skifter” me të akuzuarin?
Dëshmitari: Ata që kanë qenë aty kanë qenë “skifterat”
Prokurori: Por ti personalisht çfarë ke ditur për skifterat?
Dëshmitari: Në atë kohë nuk e kam ditur, por më vonë e kam kuptuar kush janë
Prokurori: Deklarove se “ata aty kanë qenë skifterat”, për kë e kë fjalën?
Dëshmitari: Thash se nuk e kam ditur kush janë “skifterat”, më vonë e kam kuptuar
Prokurori: Ti the se ata ishin “skifterat”, a e ke fjalën për personat në Zllashë që të kanë mbajtur ty?
Dëshmitari: Po
Prokurori: Këta “skifterat”, a ishin ndonjë njësit?
Dëshmitari: Nuk e di çka kanë qenë
Prokurori: Tani do të tregoj një fotografi. Sekretare të lutem tregoja edhe publikut këtë fotografi. Tregojani edhe dëshmitarit këtë fotografi. (I shfaqet fotografia dëshmitarit). Çfarë ju kujton kjo fotografi?
Dëshmitari: Po ma merr mendja se është vendi ku më kanë keqtrajtu
Prokurori: Është vendi në Zllashë ku je mbajtur? A po e thua këtë? Në cilën shtëpi saktësisht mendon se jeni mbajtur? A i thua dot gjykatës në cilën prej këtyre ndërtesave jeni mbajtur?
Dëshmitari: Qikjo dy-katëshja është, por unë jam mbajtur në bodrum ndërsa ata kanë qenë lartë
Prokurori: A po thua se në këtë ndërtesën më të lartë jeni mbajtur në bodrum? Dje na ke thënë se aty ku keni qëndruar, keni dëgjuar britma nga kati lartë? A mund t’i thuani gjykatës nëse kjo është ndërtesa ku i keni dëgjuar këto britma nga lartë?
Dëshmitari: S’kom mujt me pa kurgjo, po me siguri është qajo lart.
GREQI- Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglou mbërriti në Bashkinë e Athinës pak pas orës 11 të mëngjesit, në një vizitë zyrtare dy-ditore në Athinë.Sipas ...
GJERMANI- Në zgjedhjet parlamentare në Gjermani do të marrin pjesë 3 shqiptarë, të cilët do të garojnë për ulëse në Bundestag. KlanKosova shkruan se në mesin e ...
KOSOVË- Dy qytetarë nga Kosovë të cilët jetojnë në Serbi, e kanë mirëpritur vendimin e Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë. Ekonom...
KOSOVË– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shprehur se vendimi i Qeverisë Kurti për reciprocitetin e targave me Serbi...
KOSOVË– Dy vajza të mitura nga Vitia e Kosovës janë arratisur nga shtëpia e tyre prej më shumë se dy muajsh. Mediat e Kosovës shkruajnë se edhe pse t...
SERBI– Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkovic, ka folur rreth vendosjes së reciprocitetit të targave ku sipas tij ajo është pjesë e marrëveshjes që A...
SHBA– Shkencëtari kryesor i NASA-s, Jim Green do të dalë në pension në fillimit të vitit 2022, duke i dhënë kështu fund punës së tij me agjencinë më të ma...
Bota21 Shtator 2021, 08:38
KOSOVË- Duke filluar nga sot çdo qytetar mund të pajiset me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.Kjo bëhe...
KANADA- Justin Trudeau ka fituar një mandat të tretë si kryeministër i Kanadasë, me partinë e tij Liberale që mori shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme,...