Bota

Vendosja e reciprocitetit të targave, Gërvalla: Tensionet janë të njëanëshme nga ana e Serbisë

21 Shtator 2021, 08:29 Nga DOSJA
Vendosja e reciprocitetit të targave, Gërvalla: Tensionet janë

KOSOVË– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shprehur se vendimi i Qeverisë Kurti për reciprocitetin e targave me Serbinë është në përputhje me marrëveshjen që është nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel.

Gazeta Ekspress shkruan se sipas Gërvallës, tensioni i shkaktuar dje duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë. Këto deklarata Gërvalla i ka bërë gjatë një takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anže Logar.

Njoftimi i plotë:

Në vazhdën e takimeve në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, z.Anže Logar.

Duke qenë se Sllovenia mbanë kryesimin e radhës së Presidencës së Këshillit të BE-së, ministrja Gërvalla ka kërkuar përkrahjen e Sllovenisë për të shtyrë përpara agjendën evropiane të Kosovës.

Së bashku diskutuan për raportet dypalëshe, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, dhe folën për mundësinë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve mes dy vendeve. Po ashtu në takim u diskutua për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë.

Gërvalla sqaroi homologun e saj se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, dhe tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë. Nga ana e tij kryediplomati slloven theksoi qëndrimin mbështetës të Sllovenisë karshi integrimit evropian të Kosovës.

Lajmi kryesor/ Vendosja e reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës, dogana e Jarinjës vijon të mbetet e bllokuar, BE dhe SHBA thirrje për ulje të tensioneve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni anze logar donika gërvalla kosova vendos reciprocitetin me serbine anze logar donika gërvalla kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll

Bota 21 Shtator 2021, 08:38

KOSOVË- Duke filluar nga sot çdo qytetar mund të pajiset me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.Kjo bëhe...

Bota 21 Shtator 2021, 08:14

Guterres: Bota jo në drejtimin e duhur për klimën

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu shqetësim të hënën se bota nuk është në rrugën e duhur për të përmbushur disa objektiva urgjent...