Aktualitet

Prodhonin fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese dhe saçma, bllokohet punishtja në Shkodër, procedohen dy persona (EMR

8 Qershor 2019, 06:14 Nga DOSJA
Prodhonin fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese dhe

Shkodër– Në qytetin e Shkodrës është bllokuar një punishte artizanale  dhe janë proceduar dy persona pasi akuzohen se prodhonin fishekzjarre me fuqi të lartë shpërthyese dhe saçma. Nga policia janë proceduar shtetasit Avni Kulloi dhe Klaudeni Kanushaj pasi akuzohen për “fshehje të të ardhurave”, “prodhim dhe mbajte e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “shkelje e të drejtave të pronësisë industriale” .

Gjatë këtij aksioni nga policia janë sekuestruar lëndë piroteknike e fishek-zjarre me fuqi të lartë shpërthyese, si dhe 85 kg saçme për prodhimin e fishekëve për armë gjuetie.

Punishtja në Shkodër që u bllokua:

Njoftimi i policisë:

Procedohen penalisht 2 shtetas, sekuestrohen lëndë piroteknike e fishekzjarre me fuqi te larte shperthyese, si dhe 85 kg saçme për prodhimin e fishekëve për armë gjuetie.

Bllokohet 1 punishte artizanale. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër gjatë 24 orëve të fundit kanë ushtruar kontroll të gjerë në dyqane, magazina e ambiente për të parandaluar, evidentuar dhe goditur veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi K.K., banues në Shkodër.

Nga kontrolli në dyqanin e tij janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi fishekzjarresh dhe lëndë piroteknike.

Gjithashtu është proceduar penalisht për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Fshehje e të ardhurave“, shtetasi shtetasi A.K., banues në Shkodër.

Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 85 kilogramë saçme që shërbejnë për mbushje të fishekëve të armeve te gjuetisë.
Ai, saçmat i përgatiste në një ambient që e kishte përshtatur si punishte artizanale, qe u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet punishja në shkodër procedohet dy persona në shkodër punishtja ku prodhohen saçma bllokohet punishja në shkodër procedohet dy persona në shkodër punishtja ku prodhohen saçma

Sondazh

Poll