SHBA paralajmëron qytetarët: Shmangni vendet ku protestohet për një periudhë të pacaktuar
7 Qershor 2019, 17:28Nga DOSJA
TIRANË- Ndërsa opozita do zë zhvillojë nesër protestën e 8-të kombëtare, ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare, i bën thirrje qytetarëve amerikanë, që të shmangin zonat ku do të protestohet, duke filluar nga ora 19:00 për një kohë të pacaktuar.
“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 8 qershor 2019, duke filluar rreth orës 7:00 të pasdites. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Ndërtesa e Parlamentit (Tiranë) Zyra e Kryeministrit (Tirana) Ndërtesa të tjera qeveritare (Tiranë)”,- thuhet në reagimin e ambasadës.
Kujtojmë se opozita ka thirrur protestën e 8 kombëtare, që do të zhvillohet nesër në orën 19:00. Opozita është shprehur e vendosur se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve pa largimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij. Ata kërkojnë që të krijohet një qeveri tranzotire që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme dhe do të sigurojë zgjedhje të lira e të ndryshme.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KURBIN- Dhjetëra banorë të fshatit Adriatik në Kurbin kanë protestuar sot për çështjet infrastrukturore që rëndon komunitetin e zonës. Ata sot kanë bllok...
TIRANË- Dy punonjës të Bashkisë së Tiranës janë denoncuar për ngacmime seksuale ndaj fëmijëve të mitur. Denoncim i mbërritur në policinë e Tiranës, nga një...
TIRANË- Dy aksindente kanë ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, të cilat kanë shkatuar trafik shumë të rënduar. Sipas videove të mbërritura në redaksi...
ITALI– Zyber Curri u nda nga jeta gjashtë muaj më parë, pas një aksidenti të ndodhur në vendin e tij të punës.Ende sot asnjë sipërmarrje ndërtimi nuk pran...
TIRANË– Dy shqiptarë janë ekstraduar nga Londra dhe Belgjika, të cilët rezultojnë të dënuar për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.Mësohet se nga Be...
Dy mjek të Spitalit Rajonal të Lezhës u morën të pandehur nga gjykata me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm, pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur mj...
TIRANË- Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka pranuar sot para mediave se nuk ka pasur asnjë hetim veprat penale në zgjedhje, të ci...
TIRANË– Ndryshime në strukturat e Policisë së Tiranës. Thuajse një vit pas emërimit të tij si shef i Komisariatit numër 2, Gilbert Hoxha është transferuar...