Aktualitet

Fakulteti i juridikut, organizon Ditët e të Drejtës Evropiane. Bëhen bashkë akademikë e studentë

7 Qershor 2019, 19:35 Nga DOSJA
Fakulteti i juridikut, organizon Ditët e të Drejtës Evropiane.

Fakulteti i Drejtësisë së Universitetit të Tiranës organizoi në datë 07 qershor 2019 Ditët e të Drejtës Evropiane, për promovimin e studimit të së drejtës evropiane. Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “Forcimi i Studimeve të së Drejtës së BE në vendet e Evropës Juglindore të rrjetit rajonal të Fakulteteve të Drejtësisë së Rajonit të Evropës Juglindore (South East European Law School, SEELS)”.

Rrjeti SEELS është rrjeti i parë akademik i këtij lloji në rajonin e Evropës Juglindore që mbledh 12 Fakultete Drejtësie të Universiteteve publike nga rajoni (11 anëtarë të rregullt dhe 1 anëtar të asociuar), ku Fakulteti i Drejtësisë së Universitetit të Tiranës është anëtar që prej themelimit të tij në vitin 2011. Aktiviteti promovues i studimit të së drejtës së BE-së mblodhi akademikë, studentë e profesionistë të së drejtës, të cilët përcollën rëndësinë e zhvillimit të bashkëpunimit akademik e shkencor si dhe shkëmbimit të njohurive mbi rregullime në sektorë të ndryshëm të vendeve të rajonit në analizë krahasimore me standartet e të drejtës së Bashkimit Evropian, në kuadër të rrugëtimit të përbashkët të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian.

Nxitja e botimeve shkencore me qajse krahasimore në Revistën Shkencore të Rrjetit të Fakulteteve të Drejtësisë, SEE Law Journal, u vlerësua veçanërisht e rëndësishme për të përmbushur këtë objektiv të rëndësishëm të hulumtimit dhe publikimit shkencor të mendimit juridik shqiptar në nivelin rajonal dhe kontributit në procesin e përafrimin e legjislacionit vendas me atë të BE-së.

Aktiviteti do të pasohet me një aktivitet tjetër promovues në fund të muajit qershor me qëllim shpërndarjen e kopjeve të botuara të Revistës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ditët e të drejtës evropiane fakulteti i juridikut ditët e të drejtës evropiane fakulteti i juridikut

Sondazh

Poll