Aktualitet

“S’kemi rrugë, jemi të bllokuar”, banorët e Adriatikut në Kurbin protestojnë” Jemi të harruar

7 Qershor 2019, 16:44 Nga DOSJA
“S’kemi rrugë, jemi të bllokuar”, banorët e

KURBIN- Dhjetëra banorë të fshatit Adriatik në Kurbin kanë protestuar sot për çështjet infrastrukturore që rëndon komunitetin e zonës. Ata sot kanë bllokuar dhe rrugën kryesore në shenjë proteste, duke bllokuara qarkullimin në rrugën që lidh fshatin me autostradën.

Ata shprehen se zona ku jetojnë ka shumë probleme dhe janë harruar nga institucionet. Ashtu si dikur në vitet e diktaturës fshati konsiderohej zonë e internuar, ku ishin një pjesë e banorëve të përndjekur nga diktatura, ashtu dhe sot thuajse e njëjta formë qeverisje po përdoret nga pushtetarët.

 

 

Problemi kryesor mbetet rruga prej 11 km në gjendje të mjerueshme. Një vit më parë pikërisht në këtë rrugë humbën jetën tre të rinjtë, ndërsa pranë ndodhet një zonë turistike e lënë në harresë, siç është ajo e Godullës në bregdet.

Shkatërrimi i urës ka bllokuar turistët për të nisur sezonin turistik, por dhe gjendja është katastrofike nga papastërtitë që rrethojnë plazhin. Një tjetër problem mbetet dhe mosfunksionimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese, dhe aktualisht kjo zonë bujqësore, nuk garanton prodhimet e saja si shkak i pranisë së ujërave të tepërta në ngastrat e mbjella.

Ndaj banorët kanë gjetur të vetmen rrugë që pretendojnë se mund të kapërcejë krizën e tyre, me formën e protestave. Ata bllokuan rrugën kryesore, ndërsa priten sipas banorëve që protestat e tyre do agravohen nëse institucionet heshtin, përballë të tilla fakteve që rëndojnë këtë komunitet pranë një zone turistike si ajo e Godullës në bregdetin e Adriatikut.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokimi i rrugës fshati adriatik protesta ne kurbin bllokimi i rrugës fshati adriatik protesta ne kurbin

Sondazh

Poll